ARRU logo
1948 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Publikimi i Raportit Vjetor për Performancën e Kompanive të Ujit dhe Mbeturinave në Kosovë, 2011


20.12.2012

Raporti Vjetor për Performancën e Kompanive të Ujit dhe Mbeturinave në Kosovë, 2011

Kompanitë Rajonale të Ujit (KRU) dhe Mbeturinave (KRM) nuk i përmbushin pritshmëritë e Rregullatorit

Sot në një takim që u mbajt në ‘Hotel Afa’ të Prishtinës, Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina (ZRRUM), publikoi Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2011, për kompanitë publike të ujit (KRU) dhe të mbeturinave (KRM). Përveç përfaqësuesve të kompanive, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga institucionet e Republikës së Kosovës (MZHE, MMPH), si dhe përfaqësues të donatorëve.

Në përgjithesi edhe në vitin 2011 performanca e shtatë (7) KRU-ve është e pa kënaqshme, ka pak levizje pozitive që janë shënuar tek furnizimi me ujë, perderisa tek sherbimet e ujrave te zeza nuk ka pasur ndonje levizje pozitive në vitin 2011 në raport me vitin 2010, porse edhe ky shërbim aktualisht është në nivel shumë të ultë. Kjo gjendje me nivelin e shërbimit të ujërave të zeza, lenë të kuptohet se ky sektor në të ardhëmen ka nevoja të mëdha për investime po thuajse në të gjitha fushat, që nga zhvillimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe objekteve përcjellëse e deri te zgjërimi i rrjeteve të kanalizimit.

“Në këtë raport është paraqitur gjendja e sektorit të ujit në përgjithësi, por fatkeqësisht nuk ka përparime dhe është niveli jo I kënaqshëm I pothuajse të të gjithë treguesve të punës së ofruesve të shërbimeve, e që nënkupton nevojën që të gjitha palët e interesit të luajnë rolin e tyre në drejtim të përmirësimit të gjendjes, e në radhë të parë mendohet për ofruesit e shërbimeve pasi që ata janë përgjegjës kryesorë për tu përballuar me disa prej treguesve sfidues” –tha z. Raif Preteni, Drejtor I ZRRUM.

Në vitin 2011 performanca e shtatë (7) KRU-ve është përkeqësuar dhe ato kanë dështuar të përmbushin detyrimet e tyre në lidhje me investimet dhe nivelet e shërbimit dhe për këtë arsye z. Preteni, Drejtor i ZRRUM, ka vendosur që të mos ndajë çmime për performancën e treguar vjetore.

Në raport përveç tjerash theksohet se Uji i pa-faturuar është në nivelet më të larta të të gjitha kohërave, me një sasie prej 90 milion metër kub në vit. situatë kjo e pa pranueshme kur dihet se furnizimi me ujë për konsumatorët është i pamjaftueshëm (d.m.th. 24 orë furnizim); shpeshtësia e plasaritjeve të gypave dhe bllokimi i kanalizimeve/vërshimeve janë shumë të larta dhe në disa raste është në rritje; reduktimet e furnizimit janë shume të ashpra në disa prej KRU; dhe ankesat janë në rritje, duke reflektuar përkeqësimin e performancës. Fushat që kanë shënuar përmirësime gjatë vitit 2011 janë mbulueshmëria me shërbime të ujit dhe Efiçenca në arkëtim, përderisa realizimi i investimeve të parapara janë në nivele shumë të ultë, kjo situatë bënë që asetet e Kompanive Rajonale të Ujit të dobësohen edhe matej.

Është përgjegjësi e të gjithë konsumatorëve që të paguajnë në plotësi dhe me kohë faturat e tyre dhe se KRU-të duhet të bëjnë më shumë përpjekje që të arkëtojnë borxhet e tyre. Pa këto të ardhura situata vetëm do të përkeqësohet’ –deklaroi z. Preteni.

‘Edhe sektori i mbeturinave vazhdon të ketë performancë të dobët në asnjë prej treguesve të vlerësuar nuk është shënuar ndonjë lëvizje e rëndësishme pozitiv, sa i përket efiçences së arkëtimit, ajo nuk ka shënuar asnjë përmirësim në vitin 2011 në raport me vitin 2010, norma e përgjithshme prej 61% ne raport me faturimin ka sjellë që këto kompani të jenë në një situatë të paqëndrueshme financiare. tha ndër të tjera z. Preteni.

Informacionet e prezantuara në këtë raport janë në interes të konsumatorëve, menaxhmentit të KRU dhe KRM, Institucioneve vendore, donatorëve.