ARRU logo
1955 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

NGRITJA E INKASIMIT ESENCIALË PËR SHËRBIME MË TË MIRA TË UJËSJELLËSIT, THOTË RREGULLATORI I UJIT -PN1/07 Datë 18/12/2007


21.12.2010

NGRITJA E INKASIMIT ESENCIALË PËR SHËRBIME MË TË MIRA TË UJËSJELLËSIT, THOTË RREGULLATORI I UJIT

Për ofrimin e shërbimeve më të mira ndaj konsumatorëve, është e domosdoshme që kompanitë e ujësjellësit të shtojnë angazhimet e tyre në inkasimin e borxheve të konsumatorëve. Por, gjithashtu edhe konsumatorët duhet ti kryejnë obligimet e tyre. Ata duhet ti paguajnë faturat e tyre të ujit.

Afrim Lajçi, Drejtori i Zyrës Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) duke folur në Prishtinë sot, tha:

“Puna jonë është që t’i mbrojmë interesat e konsumatorëve në rastin e shërbimeve të ujësjellësit kur ata nuk kanë mundësi të zgjedhjes se nga kush do ti marrin këto shërbime. Ne e bëjmë këtë duke siguruar që kompanitë e ujit të ofrojnë shërbime të pranueshme në pikëpamje të cilësisë së shërbimit dhe çmimit që paguajnë. Gjatë thatësisë së verës së kaluar, shumica e konsumatorëve janë ballafaquar me ndërprerje të papranueshme të furnizimit me ujë. Ne dëshirojmë që një situatë e tillë të mos përsëritet verën e ardhshme.

“Zgjidhja e problemit pjesërisht është te kompanitë. Ato duhet të përpiqen më shumë që të përmirësojnë procedurat e tyre të faturimit dhe inkasimit. Megjithatë, një pjesë shumë e madhe e konsumatorëve mendojnë që nuk kanë obligim që ti paguajnë faturat e tyre. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Është detyrë dhe obligim i konsumatorëve të paguajnë faturat e tyre. ZRRUM-i do të përkrahë kompanitë për të shkyçur konsumatorët që nuk paguajnë.

”Nëse të dyja palët, edhe kompanitë edhe konsumatorët e kryejnë pjesën e vet të obligimeve atëherë sektori i shërbimeve të ujësjellësit do të mund gati t’i dyfishojë të hyrat e veta. Kjo do të ndihmojë që kompanitë të investojnë në shërbime më të mira dhe më efikase.”

Z. Lajçi tha se poashtu kompanitë duhet ti japin më shumë prioritet zvogëlimit të humbjeve të ujit. Dhe këtu përfshihen si eliminimi i rrjedhjeve nga rrjeti me riparimin e tubacioneve të dëmtuara poashtu edhe reduktimi i kyçjeve ilegale. Një efikasitet më i madh në zvogëlimin e humbjeve të ujit ndihmon drejtpërdrejt në ngritjen e sasisë së ujit të disponueshëm për konsumatorët dhe furnizim më të mirë të tyre. Zvogëlimi i humbjeve të ujit në anën tjetër ndikon edhe në ngritjen e të hyrave të kompanive dhe sigurimin e furnizimit stabil dhe të qëndrueshëm me ujë.

”Performanca e dobët e kompanive në inkasimin e borxheve dhe në reduktimin e humbjeve ndikon në qëndrueshmërinë e tyre financiare dhe rrjedhimisht edhe në aftësinë për tu ofruar konsumatorëve shërbime të kualitetit më të mirë. Përderisa kompanitë nuk i adresojnë këto dy çështje si prioritet kryesor ato nuk do të jenë në gjendje të ndërmarrin investime kapitale të domosdoshme për sektorin e shërbimeve të ujit”.

Drejtori i ZRRUM-it tha se në zyrën e tij ka pasur përmirësime të dukshme gjatë këtij viti në vazhdimin e zhvillimit të sistemit efektiv rregullator që do tu sjell dobi konsumatorëve për një periudhë më afatgjate. Ai tha:

“Ne vazhdimisht kërkojmë mënyra me të cilat mund të përmirësojmë procesin rregullativ. Njëkohësisht ne presim që kompanitë të gjejnë mënyra për të përmirësuar performancën e tyre. Aktualisht, nevojat e konsumatorëve nuk mirren parasysh në masën e duhur.
“Ne kemi formuar Komisione Këshilluese të Konsumatorëve në shtatë regjione të Kosovës. Këto komisione do të kenë rol vital në dëgjimin se çka konsumatorët kanë për të thënë lidhur me shërbimet që ata i marrin. Pra ato janë aty për ti mbrojtur interesat e konsuamatorëve duke i adresuar ankesat dhe problemet e tyre lidhur me shërbimet e ujësjellësit dhe mbeturinave.
“Vitin e ardhshëm, ne do të kemi si prioritet shërbimet e konsumatorëve. Ne do të sigurohemi që kompanitë janë duke zbatuar Kartën e tyre të Konsumatorëve. Këto Karta pasqyrojnë qartë të drejtat dhe obligimet e kompanive dhe konsumatorëve të tyre. Ato duhet të mirren seriozisht.”
Z. Lajçi ka theksuar që rregullatori ekonomik do të vazhdojë të ekzistojë dhe i është referuar draft-Ligjit të ri që pritet të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës në vitin e ardhshëm. Aprovimi i këtij Ligji do të sigurojë qartësinë legjislative për rregullatorin e ujit në të ardhmen. Kjo ka qenë e përkrahur nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ardian Gjini i cili ka thënë që Ligji i ri është i nevojshëm me qëllim të zhvillimit pozitiv dhe të qëndrueshëm të sektorit të ujit.

 

Duke i përmendur disa nga arritjet e zyrës së tij gjatë vitit të kaluar, Z. Lajçi iu është referuar veçanërisht Raportit Vjetor që është publikuar nga zyra e tij në Qershor, në të cilin është e përfshirë performanca e kompanive të ujit dhe mbeturinave të ngurta në vitin 2006.

Ky raport jep një paqyrë të treguesve të punës të kompanive të ujësjellësit kundrejt disa indikatorëve kyç të performancës. Këta indikatorët përfshijnë:

  • Kualitetin e ujit të pijshëm
  • Sa orë në ditë, mesatarisht, konsumatorët marrin shërbime të furnizimit me ujë.
  • Sa ujë është humbur përmes rrjedhjeve dhe prishjeve në rrjet
  • Sa kushton që të prodhohet një sasi e matur e ujit
  • Sa ankesa janë paraqitur nga konsumatorët
  • Shkallën e inkasimit të borxheve që kanë realizuara kompanitë
    .

Publikimi i këtyre të dhënave nënkupton atë se konsumatorët mund të shohin se sa mirë apo keq furnizuesi i tyre ka operuar gjatë vitit dhe si krahasohet ofruesi i tyre i shërbimeve me kompanitë e ngjajshme. Në vitet e ardhshme, ata do të jenë të njoftuar me atë nëse furnizuesi i tyre është përmirësuar apo jo.

“Raporti i këtij viti ka treguar përmirësime modeste të shërbimeve, në përgjithësi. Por na duhet kohë për të krijuar një sektor të qëndrueshëm të shërbimeve të ujësjellësit“, tha Z. Lajçi.

Rregullatori, gjithashtu ka pasur përparime të dukshme në zhvillimin e procesit të vendosjes së tarifave për shërbimet e ujësjellësit. Qasja e propozuar nga Rregullatori kërkon nga kompanitë të përgatisin planet e biznesit duke u fokusuar në investimet kapitale, mirëmbajtjen kapitale, përmirësimin e sistemit dhe uljen në kostot e tyre operative përmes efiçiencës së ngritur. Javën e kaluar është mbajtur një workshop ku kanë marrë pjesë të gjitha kompanitë e ujit për të diskutuar propozimet e ZRRUM-it.

Disa të dhëna për ZRRUM-in:

1. ZRRUM-i është rregullator i pavarur ekonomik që është përgjegjës për mbikëqyrjen e aktiviteteve të ofruesve të shërbimit të ujit dhe mbeturinave. Është themeluar sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2004/49. Qëllimi i tij primar është të mbrojë interesat e konsumatorëve dhe të sigurojë që ofruesitë e shërbimeve nuk i keqpërdorin pozitat e tyre të monopolit dhe që ofrojnë standard të arsyehsëm të shërbimeve me çmime të volitshme.

2. Përgjegjësitë kryesore të ZRRUM-it janë:

  • Lëshimi i licencave operative ofruesve të shërbimeve të ujit dhe mbeturinave.
  • Përcaktimi i tarifave për shërbimet e ujit dhe ujërave të zeza që të mundësojnë kompanitë të financojnë aktivitetet e tyre dhe të përmirësojnë shërbimet e tyre por të jenë të drejtë ndaj konsumatorëve.
  • Monitorimi dhe raportimi i performancës së ofruesve të shërbimeve
  • Themelimi dhe përkrahja e Komisioneve regjionale Këshilluese të Konsumatorëve
  • Sigurimi që shërbimet plotësojnë standardet e pranueshme.