ARRU logo
1993 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Vizita ne Shqipëri, konferenca e organizuar nga SHUKALB- 06-08 nëntor 2012 me temë ‘ÇFARË VLERE KA UJI PËR TY’


22.12.2012

Vizita ne Shqipëri, konferenca e organizuar nga SHUKALB- 06-08 nëntor 2012 me temë
‘ÇFARË VLERE KA UJI PËR TY’?

Nga data 06.11.2012 deri më 08.11.2012 në kuadër të bashkëpunimit në mes ë ZRRUK dhe Enti Rregullator të Ujërave (ERRU) të Shqipërisë është organizuar vizita dhe pjesëmarrja në Konferencën dhe ekspozitën e 12-të vjetore me titull “Çfarë vlere ka uji për ty” ?.
Organizator i konferencës ka qenë SHUKALB (shoqata e ujërave dhe kanalizimeve të Shqipërisë) dhe konferenca u mbajt në hotel “Tirana Internacional” në Tiranë.

Pjesëmarrës në Konferencë nga ZRRUK me ftesë të ERRU ishin:
Raif Preteni- Drejtor i ZRRUK
Sami Hasani- Udhëheqës i Departamenti t të Financave dhe Tarifave Rregullatore dhe
Hysni Feka – Analist për tarifa dhe financa DFTRR/ZRRUK

Tema e cila është shtjelluar nga udhëheqësi i DFTRR/ZRRUM Sami Hasani ka qenë “KOSTOT E SHËRBIMEVE TË UJIT NË KOSOVË”

Gjithashtu temë ka qenë e Z Fejsal Hoti i cili në emër të konsumatorëve si kryetar i KKK të regjionit të Prizrenit ka paraqitur pikëpamjet e konsumatorëve për koston e ujit. Tema e prezantimit ka qenë “KOSTOT OPERATIVE TË UJIT NGA ASPEKTI I KKK NË KOSOVË”