ARRU logo
1997 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Pjesëmarrja e Përfaqësuesve të ZRRUK në punëtorinë e Programit të Ujit për Danubin, në Bukuresht të Rumanisë-25-27 shtator 2013


22.12.2013

Pjesëmarrje e Përfaqësuesve të ZRRUK në punëtorinë e Programit të Ujit për Danubin, në Bukuresht të Rumanisë-25-27 shtator 2013

Nga data 25 deri 27 Shtator, përfaqësuesit e ZRRUK, z. Qamil Musa, Kryesues i Departamentit të Performancës, si dhe znjsh. Zoge Spahiu, Inspektore në Departamentin e Ligjit dhe Licencave, me ftesën e ‘Danube Water Program’(Programi i Ujit për Danubin), kanë marrë pjesë në Punëtorinë nga Shtylla e tretë me temë: ‘BECHMARKINGU, RRUGA PER TE ECUR PERPARA’ e mbajtur ne Bukuresht te Rumanisë.

Ne këtë Punëtori kanë marre pjese përfaqësuesit e 12 shteteve të rajonit të Danubit, (Austria, Shqipëria, Ukraina, Rumania, Moldavia, Bullgaria Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi), Ekspert ndërkombëtar nga Fusha e Bechmarkingut dhe Ekipi i ‘Danub Water Programit’, me ç’rast në mënyrë të gjithanshme u diskutuan aktivitetet e kyçjes së mbështetjes së këtij programi në fushën e Standardizimit dhe Bechmarkingut në rajone, gjatë dy viteve të ardhshme.

Delegacioni i Kosovës ka qenë aktiv, fillimisht duke prezantuar përvojën nga Kosova në Procesin e Monitorimit dhe Vlerësimit Krahasues në nivelin nacional, i cili u vlerësua dhe u përcill me interes të veçantë, si gjatë sesioneve ashtu edhe gjatë bisedova jo formale me përfaqësuesit e vendeve tjera dhe ekspertëve gjatë kohëzgjatjes së punëtorisë. U deklarua se në parim se ZRRUK është për bashkëpunim në kuadër të Bechmarkingut regjional, të cilin e shohim si mundësi për të avancuar jo vetëm procesin por edhe në përgjithësi shërbimet e ujësjellësit dhe të kanalizimit në vend.

U konsiderua se pjesëmarrja në këtë Punëtori ka qenë jashtëzakonisht e suksesshëm si në marrjen e njohurive dhe përvojave të reja, të cilat padyshim do të na ndihmojnë për të avancuar punën tonë gjatë zbatimit të aktiviteteve në Monitorimin e Performancës dhe Vlerësimit Krahasues. Për më tepër ne presim një ndihme konkrete nga ‘Danube Water Program’ për avancimin e aktiviteteve në Bashkëpunimin Regjional.