ARRU logo
1998 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Pjesëmarrja e Drejtorit të ZRRUK në Samitin Botëror të Ujit në Budapest të Hungarisë-08-11 tetor 2013


22.12.2013

 
Aktivitetet

 

Pjesëmarrje e Drejtorit të ZRRUK në Samitin Botëror të Ujit në Budapest të Hungarisë-08-11 tetor 2013

Nga 08 gjer me 11 Tetor 2013 Drejtori i ZRRUK z. Raif Preteni, së bashku z. Sami Hasani, Udhëheqësin e Departamentit të Tarifave të ZRRUK, me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Hungarisë, kanë qëndruar në vizitë zyrtare të Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Budapestit të Republikës së Hungarisë, për pjesëmarrje në Samitin e Ujit të Budapestit (SUB) - Forumi për Biznes.

Pjesëmarrja në Samit ka qenë masive, janë ndjekur aktivitetet rregullatore, ekspozita të prodhuesve të pajisjeve dhe teknologjisë, kompanive për projektim, ekzekutim dhe mbikëqyrje të projekteve të sektorit të shërbimeve të ujit.

Fokusi kryesor ka qenë Forumi i Bizneseve, por paralelisht janë organizuar dhe tri forume të tjera:

1. Forumi Shkencor,
2. Forumi i Politik-bërjes, dhe
3. Forumi i të Rinjve të Shërbimeve të Ujit.


Përveç në sesione plenare për sektorin e ujit është biseduar edhe në takime të veçanta, ku janë paraqitë dhe përvojat e suksesshme të shërbimeve të ujësjellësve dhe kanalizimeve vendore dhe ndërkombëtare, projekte të rëndësisë së veçantë të cilat janë në realizim e sipër dhe aspektet e caktuara të arriturave shkencore.

Takimet dhe diskutimet me disa nga pjesëmarrësit e përfaqësuar në ketë Samit kanë qenë me interes të theksuar për punën e Rregullatorit të Ujit në Kosovë, me shpresë se do të vazhdohen kontaktet dhe shkëmbimi i përvojave të mira, me Rregullatorin e Kosovës.

Për më tepër ju lutem vizitoni linkun: http://www.budapestwatersummit.hu/