ARRU logo
2023 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Workshopi i mbajtur me 30.09.2010


22.12.2010

Në këtë Takim Pune, që u organizua nga Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina në bashkëpunim me Projektin për Ngritjen Institucionale të ZRRUM (të përkrahur financiarisht nga EU dhe menaxhuar nga ZKNE), të pranishmit patën mundësinë të njoftohen me:

 

  • Përmbledhjen e rekomandimeve të Kuvendit të Kosovës ndaj ZRRUM në lidhje me performancën e shtatë Kompanive Rajonale të Ujit (KRU)
  • Shqyrtimin e performancës vjetor të KRU në 2009 dhe në 2010H1
  • Shqyrtimin e performancës kundrejt caqeve të caktuara gjatë përcaktimit të tarifave në 2009
  • Shqyrtimin e auditimit të të dhënave si dhe verifikimit të leximit të ujëmatësve
  • Përkrahja që do t’i sigurohet, së shpejti, KRU përmes ‘Projektit për ngritjen institucionale të ZRRUM’ si dhe projekteve tjera (nga donatorët SDC, KfW dhe USAID) në lidhje me performancën.
  • Eksperiencën e projekteve tjera në rritjen e Efikasitetit të Arkëtimit

Temat Kryesore:

  1. Rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Raif Preteni)
  2. Mbështetje e mëtejme institucionale për ZRRUM-përmbledhje e projektit mbështetës (Graham Cleverly)
  3. Audititmi/Verifikimi i të dhënave të raportuara në ZRRUM për 2009 (Qamil Musa)
  4. Inspektimi i leximit të Ujëmatësve (Albana Abazi)
  5. Monitorimi i performancës vjetore të shtatë KRU-ve 2009vs2008 (Vera Muhaxhiri)
  6. Performanca e KRU-ve kundrejt caqeve të përcaktuara me procesin rregullator 2009 (Sami Hasani)
  7. Performanca e kompanive rajonale të ujësjellësit 2010 GJ1 në krahasim me vitin 2009 (Qamil Musa)
  8. Marrëveshjet bazë të KRU (Mejrem Cërnobregu)
  9. Ngritja e shkallës së arkëtimit, përvoja e KRU ‘Prishtina’ (Afrim Lajçi- WSS Prishtina City)
  10. Reformat institucionale në Sektorin e Ujit në Kosovë (Alan Brown- K–Wiser)