ARRU logo
2024 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Workshopi i mbajtur me 4-5.10.2010, në Shqipëri


22.12.2010

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit i cili është nënshkruar më 15 prill 2009 në mes të Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina nga Republika e Kosovës dhe Entit Rregullator për Ujë nga Republika e Shqipërisë, është paraparë që takimi i rregullt i përfaqësuesve të Palëve të mbahet së paku 1 herë në vit. Bazuar në këtë marrëveshje takimi u mbajt më datat 4 dhe 5 tetor, në Vlorë (Republika e Shqipërisë) në mes të ERRU dhe ZRRUM.

Të pranishmit patën mundësinë të njoftohen me punët, përvojat si dhe problemet e këtyre Rregullatorëve gjatë prezantimeve.

 Temat që u prezantuan nga ERRU:

  1. Roli i Entit Rregullator të Ujit në Sektorin e furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve –Misioni Sfidat (Avni Dervishi)
  2. Raporti Vjetor – Struktura, Tematika dhe Vlerësime (Altin Uka)
  3. Aspektet Ligjore në Rregullator (Denis Sinani)
  4. Metodikat e reja të Licencimit, Tarifave dhe Performancës së SH.A UK (Aida Gojani)
  5. Modele Rregullatorësh në Evropë dhe Domosdoshmëria e Bashkëpunimit mes Rregullatorëve të Ujit (Arjan Jovani)

 

Temat që u Prezantuan nga ZRRUM

  1. Roli i Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina në Zhvillimin e Sektorit të Ujit në Kosovë (Raif Preteni)
  2. Performanca Vjetore e Shtatë Kompanive Rajonale të Ujit për vitin 2009 (Qamil Musa)
  3. Legjislacioni i Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina (Mejrem Cërnobregu)
  4. Rëndësia e harmonizimit të planeve të biznesit me të dhënat e proceseve rregullatorë (Sami Hasani)