ARRU logo
2433 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me Komisionin Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (ERC) të Republikës së Maqedonisë


26.11.2018

Sot në zyret e Komisionit Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë (ERC) në Shkup, së bashku me përfaqësuesit e Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), është mbajtur takim pune ku qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes dy rregullatorëve, I cili u nënshkrua nga Drejtori I ARRU z. Raif Preteni dhe nga Kryetari I ERC z. Marko Bislimoski.

Takimi u hap nga z. Bislimoski, i cili u uroi mirëseardhje delegacionit dhe shprehu kënaqësinë për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në mes dy rregullatorëve, me shpresë që të dy palët do të përfitojmë nga kjo marrëveshje. 

Gjatë takimit të dyja palët paraqitën prezantimet e tyre rreth funksionalizimit dhe përgjegjësive në njërën anë të ARRU dhe në anën tjetër të ERC. Me këtë rast u diskutua rreth sektorit të ujit në përgjithësi në të dy shtetet, rreth përcaktimit të tarifave, mënyrës dhe formës së licencimit, inspektimit, performancës etj.

Në vazhdë të vizitës në Maqedoni më 27 nëntor u mbajt dhe një takim zyrtar në Ndërmarrjen Publike Komunale ‘NPK Tetova’në Tetovë, ku z. Preteni u mirëprit nga Drejtori z. Xhelal Ceka, i cili njoftoi rreth veprimtarisë dhe punës së ndërmarrjes në përgjithësi.

Duke pasur parasysh se Komuna e Tetovës është themeluese e ndërmarrjes dhe i ka të gjitha të drejtat dhe obligimet të cilët dalin nga ligji dhe dispozitat tjera, si pjesë e kësaj vizite u aranzhua dhe një takim i shkurtër me Kryetaren e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi e cila diskutoi rreth bashkëpunimit dhe lidhshmërisë me ‘NPK Tetova’. Pas këtij takimi vazhdoi vizita në stacionin e filtrimit dhe në labortorin ujë-teknik.Ne fund të dy Drejtorët shprehën gatishmërinë për marëdhënie bashkëpunimi të mëtejme.