ARRU logo
Home | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) është rregullator i pavarur ekonomik për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në Kosovë.

Roli i ARRU është që të sigurojë ofrimin e shërbimeve cilësore, efiçente, dhe të sigurta në baza jo-diskriminuese për tërë konsumatorët në Kosovë, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik

Lexo më shumë
Autorizimet dhe përgjegjësitë e ARRU përfshijnë:
  • Licencimi i ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbimet e: (i) ujësjellësit dhe kanalizimit, të ujrave të zeza (ii) furnizimin e ujit me shumicë për ndërmarrjet e ujësjellësit;
  • Përcaktimi i tarifave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve të licencuar nga ARRU, duke u përkujdesur që tarifat të jenë të drejta dhe të arësyeshme dhe të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të Ofruesve të Shërbimeve;
  • Mbikqyrja e zbatimit të standardeve të shërbimit që ofrojnë Ofruesit e licencuar të Shërbimeve;
  • Aprovimi dhe mbikqyrja e zbatimit të Kartës së Konsumatorëve që rregullon të drejtat dhe obligimet e ndërsjella ndërmjet konsumatorëve dhe Ofruesve të Shërbimeve të licencuar nga ARRU;
  • Mbikqyrja e zbatimit të shkyçjeve të konsumatorëve dhe rregullimit të kyçjeve ilegale në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit;
  • Themelimi dhe mbështetja e Komisioneve Këshilluese të Konsumatorëve në shtatë regjionet e Kosovës.
Llogaridhënia e ARRU

Në pajtim me Ligjin Nr. 05/L -042, për punën e vet, ARRU i përgjigjet Kuvendit të Kosovës i cili e emëron Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin e ARRU.

Financimi i ARRU

Autoriteti financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Ofruesi i shërbimeve i paguan Autoritetit edhe taksën vjetore të licencimit deri në njëpikëpesë përqind (1.5%) e bruto faturimit vjetor të raportuar në pasqyrën e të ardhurave të saja për vitin paraprak. 

Publikimet e fundit

Legjislacioni

Legjislacioni primar i cili siguron autorizimet, përgjegjësit, mandatin për rregullimin e shërbimeve të ujit në Kosovë të ARRU. . . 

Ankesat e konsumatorëve

Qëllimi primar i rregullativës ekonomike është që në kushtet e shërbimeve të monopolit çfarë janë…

TETOR
2017

Si të bëni ankesë?