ARRU logo
1999 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Pjesëmarrja e zyrtarëve të ZRRUK në punëtorinë dhe seminarin e mbajtur në Firence, Itali, 25-29 nëntor 2013


22.03.2013

Pjesëmarrja e zyrtarëve të ZRRUK në punëtorinë dhe seminarin e mbajtur në Firence, Itali, 25-29 nëntor 2013

Me ftesë të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit për Zonën e Lumit Danub zyra në Vjenë të Austrisë (IAWD Danube Water Program) dhe Shkollës Rregullatore të Firences në Itali (Florence School of Regulation), zyrtarët nga ZRRUK, Z. Qamil Musa, Kryesues i Departamentit të Performancës, dhe Z. Sami Hasani, Kryesues i Departamentit të Tarifave dhe Financave Rregullatore, kanë marrë pjesë në Punëtorin dhe Seminarin e organizuar nga këto dy institucione të mirënjohura.

Pjesëmarrës të takimit të parë mbajtur nga 25-27 nëntor 2013 kanë qenë përfaqësues të Rregullatorëve të shërbimeve publike të ujësjellësit dhe kanalizimeve nga vendet e regjionit të rrjedhjes së Danubit, sikurse janë;Ukraina, Romania, Shqipëria, Kroacia, Bulgaria dhe Kosova.

Janë diskutuar temat të cilat lidhen me ‘Praktikat e mira të Rregullimit të Sektorit të shërbimeve ujit në vendet e regjionit të rrjedhjes së Lumit Danubit’ dhe të tjerë sikurse ishin edhe përfaqësuesit e shteteve të ;Francës, Italisë, Austrisë, Spanjës, Portugalisë. Në vazhdën e këtij takim, me 28 dhe 29 nëntor 2013, përfaqësuesit tanë kanë marrë pjesë edhe në seminarin dy (2) ditorë organizuar nga Shkolla Rregullatore e Firences/Itali, me temën: ‘Rregullimi i sektorit të Ujit në Evropë’, në të cilin, janë paraqitur aspektet aktuale rregullatore dhe perspektiva e rregullimit të sektorit publik të shërbimeve të ujit, duke marr parasysh rrethanat aktuale të tyre.

Gjatë këtij takim zyrtarët e ZRRUK-ut, kanë pasur diskutime bilaterale me përfaqësuesit e Rregullatorëve të tjerë prezent në ketë takim, sidomos me interes ka qenë takimi me zyrtarë nga Organizata OECD ku ZRRUK është tani e anëtarësuar dhe çështjet tjera të bashkëpunimit me ketë organizatë të Kombeve të Bashkuara.