Inspektimi i standardeve të shërbimit dhe mbikëqyrja e zbatimit të akteve ligjore të ARRU nga ofruesit e licencuar të shërbimeve, është një ndër kompetencat e përcaktuara në Ligjin për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit.
Me qëllim të zhvillimit të këtij aktiviteti, në kuadër të ARRU është e themeluar Njësia e Inspektimit e cila ka për detyrë të kryejë aktivitetet e inspektimit dhe raportimit në përgjithësi, si dhe inspektimin dhe raportimin e përmbushjes së standardeve të shërbimeve në veçanti.
Qëllimi i inspektimit është të verifikojë se ofruesit e shërbimeve i kryejnë aktivitetet e tyre në pajtim me Ligjin nr. 05/L - 42 për Rregullimin e shërbimeve të ujit, rregulloret, vendimet dhe aktet tjera të nxjerra nga ARRU.
Procesi i inspektimit përfshin grumbullimin, inspektimin në vend-ndodhje, përpunimin e të dhënave në tregues, si dhe interpretimin e tyre.
Rezultatet dhe të gjeturat e inspektimit si dhe rekomandimet paraqiten përmes Raporteve të Inspektimit.
Aktivitetet e inspektimit i nënshtrohen “Ligjit për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, “Rregullores për inspektimin e përmbushjes së obligimeve rregullatore nga ofruesit e licencuar të shërbimeve të ujit në Kosovë - Rr. Nr.04/2016” si dhe legjislacionit tjetër në fuqi.