ARRU logo
1937 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

ZRRUK e vazhdoi vlefshmërinë e tarifave të shërbimeve publike të ujit të vitit 2013 edhe gjatë vitit 2014


18.12.2014

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK) e Kosovës, vazhdoi vlefshmërinë e tarifave të shërbimeve publike të ujit të vitit 2013 edhe gjatë vitit 2014, me dy përjashtime te dy kompani regjionale

ZRRUK, pas analizës së afarizmit të realizuar të kompanive regjionale të shërbimeve publike të ujit gjatë vitit 2013, ka vendosur me vazhdimin e vlefshmërisë së tarifave të shërbimeve publike të ujit të vitit 2013 edhe gjatë vitit 2014, te pesë (5) kompanive regjionale të shërbimeve të ujit, ndërsa te dy nga to ka bërë korrigjime të pjesshme, me të cilat do të faturohen konsumatorët e shërbyer gjatë këtij viti biznisor.

Tarifat volumetrike të shërbimeve publike të ujit të kompanive regjionale: KRU “Prishtina” sh. a. Prishtinë, KRU “Hidrodrini” sh. a. Pejë, KRU “Mitrovica” sh. a. Mitrovicë, KRU “ Hidromorava” sh. a. Gjilan dhe KRU “Bifurkacioni” sh. a. Ferizaj do të vazhdojnë ti faturojnë konsumatorët e vet gjatë vitit 2014 me tarifat e vitit 2013 të cilat janë vërtetuar si të tilla.

Tek KRU “Radoniqi” sh.a Gjakovë tarifa volumetrike për shërbimet e ujësjellësit për konsumatorët e amvisërisë është ngritur nga 0.35 €/m3 në 0.36 €/m3, po ashtu edhe tarifa volumetrike për shërbimet e kanalizimit për konsumatorët biznese e institucione është rritur nga 0.21 €/m3 në 0.22 €/m3.
Tek KRU “Hidroregjioni-Jugor” sh.a Prizren tarifa volumetrike për shërbimet e ujësjellësit për konsumatorët e amvisërisë është ngritur nga 0.35 €/m3 në 0.36 €/m3, po ashtu edhe për konsumatorët biznese e institucione tarifa volumetrike për shërbimet e ujësjellësit është rritur nga 0.69 €/m3 në 0.70 €/m3.

Arsyet e marrjes së një vendimi të tillë qëndrojnë në faktin se as një nga Kompanitë Regjionale të Ujit (KRU), nuk i ka përmbush ose përafruar përmbushjes së objektivave të dymbëdhjetë (12) treguesve kyç të përcaktuar nga ZRRUK me procesin rregullatorë të tarifave të vitit 2013, të cilët kanë qenë parakusht për të proceduar me metodologjinë e rishikimit të tarifave për ngritje të këtyre shërbimeve publike të ujit.

Korrigjimet e pjesshme të rishikimit të tarifave te dy kompanitë regjionale të theksuara ma lartë, janë përshtat me ngritje simbolike të tarifave të tyre për nga një (1) cent për m3, pasi që njëra nga to ka të përmbushur tre tregues e tjetra dy dhe që të dy kompanitë i janë përafruar shumë shumës së planifikuar të realizimit të investimeve kapitale të financuar nga mjetet vetanake financiare.

Mesatarja e tarifave volumetrike të shërbimeve të ujit në sistemet e rregulluara të shërbimeve publike të ujit (KRU-të) të licencuara nga ZRRUK, ka mbet në nivelin e tarifës ekzistuese të vitit 2013 edhe gjatë vitit 2014 e ajo është 0.41 €/m3.

Ky proces tariforë është pjesë e procesit rregullatorë të tarifave 2012-2014, të përcaktuar mbi bazën e Biznes Planeve Rregullatore të prezantuara nga Kompanitë Regjionale të Shërbimeve të Ujit në gjysmën e dytë të vitit 2011 dhe politikave rregullatore të këtyre shërbimeve të aprovuar nga ZRRUK.

Të dhënat tjera për tarifa sipas Urdhëresave Tarifore të Shërbimit të vitit 2014 mund ti gjeni në ueb faqen tonë: www.wwro-ks.org,

Interesimit tuaj për sqarim të çdo çështje që mund të jetë me interes për Ju dhe publikun do ti përgjigjemi në çdo kohë.