ARRU logo
1946 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

LICENCIMI I KOMPANIVE REGJIONALE TË UJIT - 01.11.2012


20.12.2012

LICENCIMI I KOMPANIVE REGJIONALE TË UJIT

Sot në Prishtinë, me një ceremoni, Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK), në pajtim me mandatin e vet ligjor të bazuar në Ligjin Nr. 03/L-086, bëri Përtëritjen e Licencave të Shërbimit për shtatë Kompanitë Regjionale të Ujit, të cilat ofrojnë shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe për kompaninë e cila kryen shërbimet e furnizimit të ujit me shumicë. Licencimi i këtyre kompanive janë të vlefshme për afat 3-vjeçar, duke filluar nga data 01 nëntor 2012.

Kompanitë e licencuara janë:
• KRU ‘Prishtina’ sh.a., Prishtinë
• KRU ‘Hidrodrini’ sh.a., Pejë
• KRU ’Radoniqi’ sh.a., Gjakovë
• KRU ‘Bifurkacioni’ sh.a., Ferizaj
• KRU ‘Hidromorava’ sh.a., Gjilan
• KRU ‘Mitrovica’ sh.a., Mitrovicë
• KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ sh.a.,Prizren
• Ndërmarrja Publike Hidro-Ekonomike ‘Ibër-Lepenc’ sh.a., Prishtinë

Në këtë ceremoni, përpos përfaqësuesve të kompanive publike të licencuara morën pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve relevante të sektorit të ujit në Kosovë:
Ramadan Hasani, Zv. Ministër i Ministrisë për Zhvillim Ekonomik(MZHE), Ramadan Sejdiu, Udhëheqës i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike pranë MZHE-së, Besnik Baholli, Këshilltar i Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH), Naser Bajraktari, Drejtor i Departamentit të Ujërave MMPH, Fidaim Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Kompanive të Ujësjellësit (SHUKOS),etj.

Raif Preteni drejtor i ZRRUK, duke folur për rëndësinë e licencimit të kompanive të ujit, me këtë rast theksoi:

“Licencimi i kompanive të ujit është një ndër funksionet më të rëndësishme të procesit rregullator të cilin e zbaton ZRRUK, për faktin se me licencim veprimtaria e këtyre kompanive vendoset në suaza të rregullimit ligjor, duke iu nënshtruar kushteve dhe standardeve të përcaktuara me kornizën rregullatore. Me licencë të shërbimit përcaktohen qartë dhe në mënyrë të plotë detyrat dhe përgjegjësitë specifike të këtyre kompanive në ushtrimin e veprimtarisë së tyre në lidhje me shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit që iu ofrohen konsumatorëve”.

Zt. Preteni më tutje duke iu referuar zhvillimeve të viteve të fundit në sektorin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, tha se gjatë këtij aktiviteti si ZRRUK ashtu edhe KRU janë sfiduar me një mori problemesh, vështirësish, kushtet të cilat duheshin të plotësohen për përtëritjen e licencave të Shërbimit.
‘Sfidë tjetër për këtë proces është edhe inkorporomi I Komunave të reja në regjionalizim, gjegjësisht në Kompanitë Regjionale gjegjëse, e cila në praktik po ka mjaft vështirësi, moskuptime si dhe në disa raste edhe të refuzimit për mbështetje regjionalizimit, aktivitet ky i mbështetur edhe me Vendim të Kryeministrit. Gjatë këtij procesi ka pasur vështirësi tjera të cilat na kanë shtyre që ZRRUK të merë qëndrim për vazhdimin e Licencave të Shërbimit për kohëzgjatje prej 3 viteve, me Kushte Plotësuese. Dëshiroj të potencoj se ZRRUK është shumë I përkushtuar në plotësimin e këtyre kushteve për të cilat ka dhënë afat kohor për përmbushje, si dhe përgjegjësi për monitorimin e plotësimit të kushteve të dhëna në licenca të shërbimit’-tha ndër të tjerat z. Preteni.

Në emër të institucioneve të Kosovës, të pranishmëve iu drejtuan Zt. Ramadan Hasani, Zv Ministër i MZHE-së, si dhe Zt. Besnik Baholli, Këshilltar i Ministrit të MMPH.
Të dytë theksuan rëndësinë e Licencimit të Kompanive, zhvillimit të sektorit të ujit për qytetarët dhe ekonominë e vendit, si dhe premtuan bashkëpunimin e tyre të plotë dhe përkrahjen institucionale të kompanive të ujit, me qëllim tejkalimit të problemeve me të cilat po ballafaqohen këto kompani.