ARRU logo
1954 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Rregullatori aprovon ngritjen e tarifave të ujit për t’u mundësuar kompanive të ujit që të përmirësojnë shërbimet që ofrohen për konsumatorë - PN 9/11 Datë: 09.12.2011


21.12.2011

RREGULLATORI APROVON NGRITJEN E TARIFAVE TË UJIT PËR T’U MUNDËSUAR KOMPANIVE TË UJIT QË TË PËRMIRËSOJNË SHËRBIMET QË OFROHEN PËR KONSUMATORË

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina (ZRRUM) sot konfirmojë se duke filluar nga data 1 Janar 2012 faturat për shërbimet e furnizimit me ujë dhe shërbimet për ujëra të zeza do të ngritën gjatë tre viteve të ardhshme.

Ngritja e tarifave është bërë varësisht nga regjioni ku kompanitë veprojnë si p.sh. Tarifat e konsumatorëve shtëpiakë, nga tarifat ekzistuese të vitit 2011 për vitin 2012 do të ngritën nga 0.03 €/m3 deri në 0.06 €/m3 në regjionet e caktuara. Ngritja e tyre ka qenë e kushtëzuar me kostot operative ekzistuese, planet zhvillimore të investimeve kapitale dhe indeksimin e tyre me lëvizjen e Indeksit të Çmimeve të Konsumit të Kosovës, publikuar nga Enti i Statistikave të Kosovës për periudhën e shikuar Tetor 2010-Tetor 2011.

Tarifat për vitin 2013 dhe 2014 do të përshtaten me shkallen e lëvizjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit, për gjatë periudhës Tetor 2010-2013 dhe eventualisht shkallën e përmbushjes ose mospërmbushjes së objektivave të përcaktuar me procesin rregullatorë 2012-2014.

“Ngritja e tarifave është vlerësuar të ketë qenë e domosdoshme për faktin se tarifat e përcaktuar për vitet 2009 -2011 nuk janë përshtatë me Indeksin e Çmimeve të Konsumit në vend për vitin 2009 -2010 dhe 10 muajt e parë të vitit 2011, ngritja e kostove të operimit dhe aprovimin e planeve për investime kapitale për përmirësim të efiqinecës e cila në radhë të parë lidhet me ngritjen e nivelit të shërbimeve për konsumatorët që shërbehen nga këto kompani”-tha z. Raif Preteni, Drejtor i ZRRUM.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë procesit të aprovimit të ngritjeve tarifore është marr parasysh edhe mundësia e konsumatorëve për të paguar.

“Ne besojmë se konsumatorët do të jenë në gjendje që t’i përballojnë këto ngritje të tarifave. Ne kemi vënë re se ka ngritje të ankesave të konsumatorëve në lidhje me shërbime të dobëta dhe si rezultat i kësaj ne jemi të bindur se konsumatorët nuk do të hezitojnë që të paguajnë më shumë për të siguruar përmirësime në nivelet e shërbimeve të ujit. Ne po ashtu do të inkurajojmë konsumatorët që të paguajnë faturat e tyre pasi që pa këto të ardhura Kompanitë Rajonale të Ujit (KRU), janë të pafuqishme për të përmbushur nivelet e tyre të shërbimeve dhe obligimet e marra për investime”.

Si pjesë e procesit të përcaktimit të tarifave, nga KRU ishte kërkuar që të dorëzojnë Plan Bizneset Rregullatore, përmes të cilave ata kanë propozuar shpenzimet e tyre gjatë periudhës së ardhshme tre vjeçare. Këto biznes plane janë kontrolluar në hollësi nga ZRRUM dhe janë dhënë vlerësime në lidhje me reduktimin e shpenzimeve në KRU, të cilat janë reflektuar pastaj në nivelet e tarifave.

“Është e rëndësishme që KRU të kuptojnë se biznes planet e tyre të dorëzuara dhe të cilat edhe janë përdorur si bazë për përcaktimin e tarifave janë “kontratë e obligimeve” e nënkuptuar në këmbim me çmimet e dakorduara. Në baza vjetore ne do të monitorojmë performancën e kompanive kundrejt planeve të tyre të biznesit dhe rezultatet e dala nga ky monitorim do t’i publikojmë. Ne kemi lejuar investime reale, por në mënyrë që të financohen këto investime është e domosdoshme që KRU të përmirësojnë ndjeshëm arkëtimin e mjeteve financiare nga konsumatorët. Nga ana tjetër ne presim që konsumatorët do të kryejnë obligimet e tyre dhe të paguajnë faturat e tyre”- tha ndër të tjera z. Preteni.