ARRU logo
1964 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

PËRTËRIRJA E LICENCAVE TË KOMPANIVE REGJIONALE TË MBETURINAVE - PN 7/10 Datë: 01.12.2010


21.12.2010

PËRTËRIRJA E LICENCAVE TË KOMPANIVE REGJIONALE TË MBETURINAVE

Sot në Prishtinë, me një ceremoni rasti, Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina (ZRRUM), në pajtim me mandatin e vet ligjor të bazuar në Ligjin Nr. 03/L-086, bëri përtëritjen e Licencave të Shërbimit për shtatë Kompanitë Regjionale të Mbeturinave (KRM), të cilat ofrojnë shërbimet e grumbullimit të mbeturinave. Licencat e shërbimit të këtyre kompanive janë të vlefshme për afat 1-vjeçar, duke filluar nga data 01 dhjetor 2010.

Kompanitë e licencuara janë:

    (i) KRM ‘Pastrimi’ Sh.A. Prishtinë
    (ii) KRM ‘Ambienti’ Sh.A. Pejë
    (iii) KRM ‘Ekoregjioni’ Sh.A. Prizren
    (iv) KRM ’Çabrati’ Sh.A. Gjakovë
    (v) KRM ‘Pastërtia’ Sh.A. Ferizaj
    (vi) KRM ‘Uniteti’ Sh.A. Mitrovicë
    (vii) KRM ‘Higjiena’ Sh.A. Gjilan

 

Raif Preteni, drejtor i ZRRUM, pasi i përshëndeti të pranishmit, theksoi se ZRRUM ka pasur dilema se a ti vazhdojë licencat e shërbimit apo jo për KRM-të, për arsye se të gjitha KRM-të janë financiarisht të pa qëndrueshme dhe praktikisht asnjëra prej KRM-ve nuk i plotëson kushtet ligjore për të qenë të licencuara.

‘’Ne të gjithë jemi në dituri për gjendjen e cila sot është në këtë sektor, problemet dhe vështirësitë, por të njëjtat duhet të na shërbejnë si sfida për një punë shumë më të madhe, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në sektorin e mbeturinave’’-tha z. Preteni.

Megjithatë, duke mos dashur që të paralizohet ky sektor në fund ZRRUM ka vendosur që ti përtërijë licencat e KRM-ve edhe për një vit, por me kushte plotësuese, të cilat janë të arritshme dhe duhet të plotësohen nga Kompanitë, gjë për të cilën na obligojnë edhe rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 8 Korrik 2010, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në sektorin e Mbeturinave për Kompanitë, ZRRUM-in dhe Komunat”- shtoi ndër të tjera z. Preteni.

Në fund z. Preteni duke i falënderuar përfaqësuesit e KRM-ve, ju dëshiroi suksese në punën e më tejme duke uruar se ripërtëritja e Licencave të Shërbimit kësaj radhe do ta jetë stimulim për punë më të përkushtuar në këtë sektor.