ARRU logo
1996 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Pjesëmarja në 15 Vjetorin e krijimit të Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë dhe prezantimi i Raportit të Performancës së shoqërive ujësjellës kanalizime për vitin 2012


22.12.2013

Pjesëmarja në 15 Vjetorin e krijimit të Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë dhe prezantimi i Raportit të Performancës së shoqërive ujësjellës kanalizime për vitin 2012

Me ftesën e Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri (ERRU), një delegacion nga Zyra Rregullatore e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve(ZRRUK) nga Kosova, në krye me z. Raif Preteni, Drejtor i ZRRUK, z. Qamil Musa, Kryesues i Departamentit të Performancës, si dhe zonjë Albana Abazi, Analiste e Performancës Operative, kanë marrë pjesë në takimin vjetor të organizuar nga ERRU me rastin e Publikimit të Raportit të Performancës për Shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë. Njëkohësisht në këtë takim është shënuar edhe 15 vjetori i themelimit të Entit Rregullator të Ujit.


Fillimisht, Anëtarët e Komisionit të ERRU dhe Kryetari z. Dervishi, kanë paraqitur fjalët e tyre përshëndetëse, përderisa në emër të ZRRUK, të pranishmit i ka përshëndetur Drejtori, i cili fillimisht ka vënë theksin në rëndësinë e procesit të ‘Monitorimit të Performancës dhe Vlerësimit Krahasues’, për përmirësimin e shërbimeve të Ujit. Ai po ashtu potencojë, faktin e rëndësishëm të bashkëpunimit të mirë në mesë të dy institucioneve.


Temë boshte e këtij takim ishte: “Prezantimi i rezultateve të performancës për Shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë për vitin 2012, me ç’rast në fund të takimit nga ERRU, janë shpërndarë mirënjohje për shoqëritë e ujësjellës -kanalizimeve, të cilat kanë arritur performancën më të mirë në vitin 2012 si dhe për shoqëritë të cilat kanë shënuar përmirësimet më të mira në vitin 2012, në raport me vitin 2011.


Gjatë kohëzgjatjes së qëndrimit në Shqipëri, përfaqësuesit e ZRRUK, kanë realizuar edhe një takim me Komisionin e ERRU, Z. Avni Dervishi, Kryetar, Arijan Jovanin si dhe Altin Uka, Anëtar të Komisionit, me ç’rast është biseduar për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimin. Nga të dy palët është kërkuar bashkëpunimi edhe më i thellë, sidomos në lidhje me praktikat e Monitorimit të Performancës të udhëhequr nga të dy institucionet respektive.