ARRU logo
2002 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Takim i pëbashkët midis ZRRUK dhe ERRU, Ohër 2014


22.12.2014

Takim i pëbashkët midis ZRRUK dhe ERRU, Ohër 2014

 

Nga data 28-31 maj 2014, në Ohër/Maqedoni, është mbajtur takimi i përbashkët me Entin Rregullator të Ujit nga Shqipëria, duke u bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit.

ZRRUK përfaqësohej nga Drejtori, Z. Raif Preteni dhe një pjese e stafit, ndërsa ERRU përfaqësohej në këtë takim nga Kryetari, Z. Avni Dervishi dhe një grup nga stafi .

Takimi dy ditor ka qenë i fokusuar në bashkëbisedime, për sfidat e përbashkëta (pikat dhe ngjashmëritë), principet bazë, llogaridhënia, efektiviteti, gjërat që janë realizuar, problematikat që kanë dalë, si dhe mundësia e përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve.

Temat e diskutimit u fokusuan në:

- Aspektet ligjore;Formimi i KKK-ve dhe efektiviteti i tyre; Licencimi i Kompanive dhe revokimi i Licencës; Çështja e paushallit dhe ujëmatësve; Raporti i Performancës/auditimi i të dhënave; Tarifat e shërbimit etj.


Konkluzion:
Nga takimet e zhvilluara u konkludua se përkundër dallimeve të cilat ekzistojnë në mënyrën e organizimit të Kompanive të ujit në Kosovë dhe Shqipëri, ZRRUK dhe ERRU kanë pika të përbashkëta dhe takimet e tilla janë në funksion të avancimit të aktiviteteve rregullatore, duke marrë parasysh këmbimin e përvojave më të mira të dy rregullatorëve. U shpreh dëshira që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.