ARRU logo
2006 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Takimi i përbashkët midis ARRU, Bordin e Drejtorëve dhe Menaxhmentin e KRU ‘Prishtina’


22.12.2016

Takimi i përbashkët midis ARRU, Bordin e Drejtorëve dhe Menaxhmentin e KRU ‘Prishtina’

Më 30 shtator 2016 u mbajt takimi i përbashkët me Menaxhmentin e KRU ‘Prishtina’ dhe Bordin e Drejtorëve. ARRU u përfaqësua nga Drejtori , z. Raif Preteni, Bordi i Drejtorëve nga Kryesuesi z. Amir Gashi, ndërsa KRU ‘Prishtina’ nga Kryeshefi Ekzekutiv,z. Ilir Abdullahu. Të pranishëm ishin edhe Kryesuesit e Departamenteve të ARRU dhe menaxhmenti i KRU ‘Prishtina’.
Takimi ka qenë i fokusuar në bashkëbisedime me ç’rast u shtjelluan dhe temat në vijim:z

 

  1. Performanca e kompanisë në vitin 2015/2014, si dhe vlerësimi i trendëve të Performancës në 6 mujorin e parë të 2016;

  2. Njoftim mbi risitë e Ligjit të Ri Nr. 05/L-042, për rregullimin e shërbimeve të ujit;

  3. Rëndësia e akordimit të Biznes Planeve Rregullatore me Biznes Planet e Kompanisë dhe përvojat e kaluara historike për to, kërkesa rregullatore për menaxhim adekuat të aseteve dhe investimeve kapitale, kalimi në fazën kërkuese për tejkalim të gjendjes aktuale etj.;

  4. Pagesa e TVL-së (A i marrin me kohë faturat për pagesën e TVL, si dhe të tjera rreth TVL-së).  

Konkluzione:
Nga takimi i zhvilluar u konkludua që Rregulloret e ARRU por edhe dokumentet tjera të rëndësishme të përcillen edhe tek menaxhmenti i kompanisë, në adresat adekuate, si dhe të mbahen takime të përbashkëta rreth harmonizimit të biznes planeve.

Takimet e radhës do të zhvillohen edhe me KRU-të e tjera, me po të njëjtat tema diskutimi.