ARRU logo
2038 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Punëtoria e dates 11 mars 2014


26.12.2014

Takim me përfaqësuesit e KRU-ve për procesin rregullatorë të tarifave

Me ftesë të Departamentit për Financa dhe Tarifa Rregullatore - ZRRUK, me 11.03.2014 është mbajt takim konsultativ me përfaqësuesit e të gjitha KRU-ve të vendit, të NH “Ibër-Lepenc” Prishtinë, si dhe përfaqësuesit të NJPMNP të MZHE-së.

Gjatë takimit u diskutuan përvojat e kaluara të procesit rregullatorë të tarifave gjatë vitit 2012 dhe 2013, pritjet për vitin 2014, ecuritë e punëve për fillim të furnizimit të ujit nga Liqeni i Ujmanit në atë të Badovcit, opinionet e KRU-ve për ndryshim eventual të politikave dhe metodologjisë së tarifave gjatë procesit të ardhshëm tariforë, inicimi i procesit rregullatorë të tarifave tri vjeçare 2015-2017, aprovimi Kalendarit të veprimeve për procesin e ardhshëm rregullatorë të tarifave si dhe diskutime të tjera me interes për pjesëmarrësit në takim.

Pjesëmarrësit u dakorduan të punojnë ngushtë dhe në vazhdimësi të ngrisin nivelin e aspekteve rregullative të tarifave dhe me këtë edhe nivelin e shërbimeve të ujit në vend, duke i marr në konsiderate për shqyrtim edhe opinionet e Komisionit Këshillues të Konsumatorëve dhe palët tjera të interesit.