ARRU logo
2394 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Publikimi i raportit vjetor të performancës për KRU, për vitin 2017


28.06.2018

Sot në Prishtinë, në një takim pune, Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit (ARRU), publikisht prezantoi rezultatet e vlerësimit të performancës së 7 Kompanive Rajonale të Ujit (KRU).

Në këtë takim përjashtim përfaqësuesve të KRU, morën pjesë dhe përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, KNMU, SHUKOS, IKSHPK, donatorë nga SCO, CDI KFW, përfaqësues të ERRU nga Shqipëria etj.

Prezantimet:

Performanca individuale e KRU per vitin 2017,    Jasmina Bujupi

Performanca e Sektorit të Shërbimeve te Ujit,   Qamil Musa

Këtë vit mirënjohje për Performancën më të mirë gjatë vitit 2017  iu ndanë KRU ‘Gjakova’ Sh.A. Gjakovë dhe KRU ‘Prishtina’ Sh. A. Prishtinë