16.12.2021
Sot në Prishtinë, Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, organizoi punëtorinë ‘‘ Të gjeturat e inspektimit dhe rekomandimet lidhur me monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit’’.
Takimi u hap nga Znj. Hajrije Morina, Drejtor i ARRU.
Temat e prezantuara ishin:
Prezantimet nga Zoge Spahiu, Udhëheqëse e Njësisë së Inspektimit
Prezantimi nga Dr. Burbuqe Nushi-Latifi, Qendra e Ujit-IKSHPK
Në këtë punëtori morrën pjesë përfaqësues nga të gjitha palët e sektorit të ujit: ARRU, IKSHPK, QRSHP, KRU, KNMU, NjMNP dhe SHUKOS.
Bazuar në të gjeturat dhe identifikimit të mangësive nga inspektimi dhe rekomandimeve të dhëna nga ARRU dhe IKSHPK, në fund të punëtorisë së bashku me të gjitha palët pjesëmarrëse u dakorduan afatet kohore për përmbushjen e rekomandimeve të dala nga inspektimi dhe punëtoria.