06.06.2023
Ne Asamblenë e 28-të të Shoqatës Evropiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG), e cila është organizuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) në Kosovë, morën pjese afro tridhjetë përfaqësues.
Asambleja e Përgjithshme filloi me një mirëseardhje dhe fjalë hyrëse nga Hajrije Morina, Drejtoreshë e Autoritetit Rregullator të Shërbimeve të Ujit (ARRU).
Përfaqësues të rregullatorëve nga vendet anëtare të WAREG u mblodhën në Prishtinë, për të diskutuar çështje mbi rregullimin e ujit në Evropë dhe për të promovuar bashkëpunimin rajonal të vendeve që synojnë t’i bashkohen Unionit Evropian.