ARRU logo
377 - Monitorimi | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

ARRU, monitoron dhe raporton çdo vit performancën kombëtare për shërbimet e ujit në Kosovë dhe për këtë qëllim ka zhvilluar një suitë të plotë të treguesve të performancës të cilat përfshijnë aspektet operative, financiare, shërbimeve ndaj konsumatorëve, si dhe standardeve të shërbimit.

Përmes Monitorimit të performancës, ARRU synon të masë punën e shtatë Kompanive Rajonale të Ujit(KRU), me qëllimin e vetëm për të lehtësuar përmirësimin e performancës së tyre. Monitorimi i Performancës, gjithashtu është i rëndësishme edhe për faktin e ngritjes së përgjegjëshmëris dhe transparencës së KRU para publikut të gjerë.

Matja dhe vlersimi i performancën vjetore të KRU, bëht sipas metodologjis së  përvetsuar nga ARRU, e cila është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare që janë në zbatim nga rregullatorët e ketij sektori, ku në fokus janë kerkesat specifike rregullatore, me nivele të veçanta të shërbimeve dhe të implikimeve të kostos për konsumatorin. Në perdorim pra, është vendosur koncepti i vlerësimit të performancës ndaj kompanisë e cila funksionon mirë dhe ofron shërbime efiçente në; Furnizimin me ujë dhe Shërbime të ujërave të ndotura, mbi bazën e cilësisë së ujit, niveleve të shërbimit, mbulueshmërisë si dhe efiçencës komerciale dhe financiare.

Publikimi i Raporteve Vjetore për Performancën e kompanive të ujit nga ana e ARRU, është në përputhje me praktikat më të mira rregullatore e kjo për të demonstruar transparencë në sektor, për të promovuar përgjegjshmërinë menaxhuese të ofruesit të shërbimit dhe inkurajuar përmirësime ngritëse të performancës, gjithashtu Raporti Vjetor i Performances, është një burim i rëndësishëm i informacioneve për të gjitha palët e interesit.


Shtojcat e Raportit të Performancës 2020

SHIKO