Departamenti i Tarifave, përpilon raporte të rregullta ku vlerësohet shkalla e përmbushjes së caqeve të përcaktuara me procesin tarifor dhe jep një pasqyrë të përgjithshme të sektorit për periudhën e shikuar të analizës.
ARRU përcjell për së afërmi afarizmin e KRU-ve me të dhënat të cilat i aprovon gjatë procesit tarifor, dhe kjo bëhet përmes:
- Raporteve periodike (6 mujore, 9 mujore, 11 mujore) – me të dhënat e pa-audituara, të cilat KRU-të i kanë raportuar në ARRU,
- Raporteve vjetore – ku merren për bazë të dhënat e audituara vjetore dhe ato pastaj krahasohen me caqet të cilat i ka përcaktuar ARRU për atë vit të procesit tarifor.
DT bën edhe analiza të tjera të cilat i paraqet përmes raporteve të ndryshme.