Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) si autoritet i pavarur, është përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimit të ujit Kosovë.
Roli i ARRU është që të sigurojë ofrimin e shërbimeve cilësore, efiçente, dhe të sigurta në baza jo-diskriminuese për tërë konsumatorët në Kosovë, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.
Llogaridhënia e ARRU
Në pajtim me Ligjin Nr. 05/L -042, për punën e vet, ARRU i përgjigjet Kuvendit të Kosovës i cili e emëron Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin e ARRU.
Financimi i ARRU
Autoriteti financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Ofruesi i shërbimeve i paguan Autoritetit edhe taksën vjetore të licencimit deri në njëpikëpesë përqind (1.5%) e bruto faturimit vjetor të raportuar në pasqyrën e të ardhurave të saja për vitin paraprak.