ARRU logo
1927 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), ka filluar procesin e rregullt për tarifat e shërbimeve të ujit të 7 Kompanive Regjionale të Ujësjellësit (KRU), për periudhën e ardhshme 3 vjeçare 2018-2020


14.12.2017

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) është institucion i pavarur në kryerjen e funksioneve të tij sipas Ligjit Nr. 05/L -042 PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT të shpallur në Gazetën Zyrtare Nr. 4/2016, datë 14. 01. 2016. Një ndër përgjegjësitë e ARRU-së është përcaktimi i tarifave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit.

Qëllimi i ARRU është që duke u bazuar në ligj dhe aktet tjera nënligjore, të caktohen tarifa të cilat do të jenë të përballueshme për konsumatorë dhe të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të Kompanive.

Sipas planifikimit, sa i përket procesit Tarifor për periudhën tre vjeçare 2018-2020, ARRU ka filluar me aktivitete nga muaji prill 2017, proces i cili është zhvilluar sipas hapave dhe afateve të parapara deri në përmbyllje dhe lëshimin e Urdhëresave Tarifore të Shërbimit (UTSH) për 7 KRU.

ARRU tani është në fazën finale të caktimit të tarifave për ujin e pa përpunuar me shumicë, dhe së shpejti do të lëshoj UTSH sipas së cilës NHE ‘Iber Lepenc’ faturon KRU ‘Prishtina’ dhe KRU ‘Mitrovica’.
Bazuar në kalendarin rregullator ARRU do të jep një vlerësim preliminar nga të dhënat e prezantuara në Biznes Planet Rregullatore të shtatë KRU-ve për Tarifat 2018-2020, deri në fund të muajit shtator të vitit 2017.

Gjatë muajit tetor dhe nëntor ARRU do të ketë konsultat përmbyllëse me KRU, me ç’rast do të dihen Draft Tarifat e aplikueshme për vitet 2018-2020. Tarifat do të caktohen për ujin e shpenzuar-tarifa volumetrike e ujit (euro/m3 ujë), për ujin e ndotur të grumbulluar dhe eventualisht të trajtuar (euro/m3 ujë të ndotur), dhe tarifa fikse (euro/muaj).
Para se tarifat të finalizohen, ARRU ashtu si edhe në proceset paraprake, ka paraparë diskutim publik me qytetarët për konsultat përmbyllëse dhe me të gjitha Komisionet Këshilluese të Konsumatorëve (KKK-të).

Deri më datë 31.12.2017 ARRU to të lëshoj UTSH për 7 KRU në Kosovë me të cilat KRU do të faturojnë konsumatorët e regjionit të vet.