ARRU logo
1928 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), sivjet nuk ka bërë asnjë ngritje të tarifave volumetrike të shërbimeve publike të ujit të 7 Kompanive Regjionale të Ujësjellësit për vitin 2017


12.12.2017

Pas inicimit të procesit për rishikim të tarifave të përmbyllura të procesit rregullatorë të tarifave për shërbimet e ujit të vitit 2015–2017 të cilit i ka paraprirë: vlerësimi i shkallës së përmbushjes së objektivave të përcaktuar për vitin 2016 nga të gjitha Kompanitë Regjionale të licencuara nga ky autoritet, performancës së tyre të përgjithshme, lëvizjeve inflatore dhe gjendjes socio ekonomike në vend, ARRU ka marr vendim të vazhdojë vlefshmërinë e tarifave të vitit 2016 edhe gjatë vitit 2017, pasi kemi konkluduar se aktualisht nuk ka arsye të bazuara për të bërë ngritje të tarifave volumetrike në asnjërën nga 7 Kompanitë e shërbimeve publike të ujit.

Mesatarja e tarifës së aplikueshme në nivel të vendit për 7 regjionet ku ky shërbim është i rregulluar nga aspekti ekonomik për konsumatorët shtëpiakë është 0.42€/m3 dhe për konsumatorët jo-shtëpiakë 0.88€/m3.

Ky proces tariforë është pjesë e procesit rregullatorë të tarifave 2015-2017, të përcaktuara mbi bazën e Biznes Planeve Rregullatore të prezantuara nga Kompanitë Regjionale të Shërbimeve të Ujit në gjysmën e dytë të vitit 2017, si dhe politikave rregullatore të këtyre shërbimeve të aprovuar nga ARRU.

Të dhënat tjera për tarifa sipas Urdhëresave Tarifore të Shërbimit të vitit 2017 nga procesi rregullatorë i tarifave të periudhës tarifore 2015-2017 mund ti gjeni në ueb faqen tonë; www.arru-rks.org,