ARRU logo
1935 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim, aprovoi ngritjen e tarifave volumetrike të shërbimeve publike të ujit te 5 nga 7 Kompani Regjionale të Ujësjellësit për vitin 2015 dhe përcaktoi metodologjinë e rishikimit të rregullt të tyre për vitet 2016 dhe 2017


20.12.2014

Pas inicimit të procesit për rishikim të tarifave të përmbyllura të procesit rregullatorë të tarifave për shërbimet e ujit të vitit 2012–2014 dhe pranimit të aplikacioneve për rishikim të tarifave të periudhës tarifore 2015-2017 nga të gjitha Kompanitë Regjionale të Ujësjellësit (KRU), të licencuara nga Zyra Rregullatorë për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK) e Kosovës, kemi marr në shqyrtim për analiza dhe vlerësim të të dhënave të parashtruara në Biznes Planet Rregullatore të çdo njërës nga to dhe kemi arrit të konkludojmë se ka arsye të bazuara për të bërë ngritjen e ekuilibruar të tarifave volumetrike në 5 KRU nga 7 sosh sa kanë aplikuar.

Tarifat volumetrike të vitit 2014 do të ngritën për nga 0.01 €/m3 në vitin 2015 te 5 KRU, me mundësi rishikimi për to dhe 2 të tjerat për përshtatje me lëvizjet inflatore në vend gjatë të njëjtit vit dhe gjatë viteve pasuese 2016 dhe 2017, duke marr parasysh edhe aspektet e performancës dhe efiçencës së kompanisë etj.

Ngritja e tarifave volumetrike të shërbimeve publike të ujit për nga 0.01 €/m3 do ti ngarkojë faturat e shërbimeve të ujit që ofrohen nga; KRU “Prishtina” sh. a. Prishtinë, KRU “Hidroregjioni Jugor” sh. a. Prizren, KRU “Radoniqi” sh. a. Gjakovë, KRU”Hidrodrini” sh. a. Pejë dhe KRU “Bifurkacioni” sh. a. Ferizaj, për shërbimet e ofruara për të dy grupimet e konsumatorëve të klasifikuar si grupime të Konsumatorëve Shtëpiakë (bashkësitë familjare) dhe të Konsumatorëve Jo-Shtëpiakë (komercial-industrial dhe Institucionet).

Tarifat e reja do të fillojnë të aplikohen nga 1 Janari gjer me 31 Dhjetor 2015, me mundësi rishikimi eventual për përshtatje të theksuara me lëvizjet inflatore në vend.

Ngritja e tarifave volumetrike për 5 KRU për vitin 2015 mund ti atribuohet ngritjes së shpenzimeve të drejtpërdrejta të operimit, pasi që kemi pas ngritje të tarifës së energjisë elektrike dy herë radhazi gjatë vitit 2014.

Njëherit, duhet theksuar se gjatë vitit 2014 nuk ka pas ngritje të tarifave të shërbimit (janë aplikuar tarifat e vitit 2013) te këto kompani në këto regjione; Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan.
Mesatarja e tarifës së aplikueshme në nivel të vendit për 7 regjionet ku ky shërbim është i rregulluar nga aspekti ekonomik për konsumatorët shtëpiakë është 0.42 €/m3 dhe për konsumatorët jo-shtëpiakë 0.87 €/m.

Ky proces tariforë është pjesë e procesit rregullatorë të tarifave 2015-2017, të përcaktuar mbi bazën e Biznes Planeve Rregullatore të prezantuara nga Kompanitë Regjionale të Shërbimeve të ujit në gjysmën e dytë të vitit 2014, si dhe politikave rregullatore të këtyre shërbimeve të aprovuar nga ZRRUK.

Të dhënat tjera për tarifa sipas Urdhëresave Tarifore të Shërbimit të viteve 2015-2017 mund ti gjeni në ueb faqen tonë; www.wwro-ks.org, Tarifat, Tarifat e shërbimit, Urdhëresat tarifore, Tarifat e shërbimit të ujit për vitet 2015 - 2017, Urdhëresat Tarifore të KRU-ve për vitin 2015.

Interesimit tuaj për sqarim të çdo çështje që mund të jetë me interes për Ju dhe publikun do ti përgjigjemi në çdo kohë.