ARRU logo
1953 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Faturat e ujit mund të ngriten për të siguruar përmirësime të shërbimeve të ujit paralajmëron Rregullatori i Ujit - PN 8/11 Datë: 14.11.2011


21.12.2011

Komunikatë për shtyp


FATURAT E UJIT MUND TË NGRITEN PËR TË SIGURUAR PËRMIRËSIME TË SHËRBIMEVE TË UJIT PARALAJMËRON RREGULLATORI I UJIT

 

Faturat e ujit mund të ngritën duke filluar nga Janari i vitit të ardhshëm paralajmëroi Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina (ZRRUM).

Aktualisht ZRRUM është në diskutime e sipër me shtatë Kompanitë Regjionale të Ujit (KRU) për të finalizuar tarifat trevjeçare që do të aplikohen nga 1 Janari 2012. Rregullatori i ujit do të njoftojë tarifat brenda muajit të ardhshëm, të cilat do të zbatohen për shërbimet e furnizimit me ujë dhe shërbimet për ujërat e zeza që ofrohen nga shtatë kompanitë regjionale të ujit në tërë Kosovën.

ZRRUM njofton se numri i ankesave të marra nga konsumatorët gjatë vitit të kaluar për shërbime të dobëta është ngritur. Në mënyrë që konsumatorët të marrin shërbime më të mira të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve për ujëra të zeza, tarifat e këtij shërbimi priten të rivlerësohen për ngritje, për të gjeneruar mjete financiare për investime kapitale. Në të njëjtën kohë kompanitë e ujit duhet të jenë të përgatitura për të rritur efiçencën e tyre dhe të kryejnë investime e planifikuar për të cilat konsumatorët duhet të paguajnë.

Në muajin Korrik ZRRUM publikoi Raportin Vjetor të Performancës, ku u tregua se në vitin 2010 performanca e KRU-ve ishte përkeqësuar. Humbjet e ujit ishin ngritur në krahasim me një vit më parë. Në shumë zona furnizimi me ujë nuk është i mjaftueshëm (nuk ka furnizim 24 orë). Shpeshtësia e defekteve në rrjetin e ujit dhe kanalizimit ka shënuar rritje, e gjithashtu janë shtuar edhe ankesat e konsumatorëve (mbi 30%). Përpos kësaj, investimet e planifikuara nuk ishin implementuar.

Shkaku kryesor i kësaj situate është paaftësia e KRU-ve për të arkëtuar të gjitha paratë që konsumatorët u kanë borxh. Por është gjithashtu përgjegjësi e të gjithë konsumatorëve që në tërësi dhe me kohë të paguajnë faturat e tyre.

ZRRUM do të bëjë përcaktimin e tarifave përmes së cilave supozohet se KRU-të do të jenë më efiçente dhe do të jenë në gjendje të gjenerojnë më shumë mjete financiare. Megjithatë, vetëm kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të financuar investimet e nevojshme për të përmirësuar shërbimet.

ZRRUM do të merr parasysh edhe përballueshmërinë e konsumatorëve për të paguar faturat e kompanive që do ti marrin.

 

Shënime për Botuesin

  1. Si rregullator ekonomik i sektorit të shërbimeve të ujit, ZRRUM është i obliguar, sipas Ligjit Nr 03/L-086 të Kosovës, që të vendosë tarifa të cilat sigurojnë që kompanitë e ujit mos të keqpërdorin pozitat e tyre monopoliste dhe të sigurojë një standard të arsyeshëm të shërbimit me një çmim të drejtë. Për të arritur këtë, ZRRUM është duke e bërë vlerësimin e aplikacioneve të kompanive për përcaktim të tarifave të drejta për të mundësuar efiçencë të përmirësuar operative dhe komerciale, por duke inkurajuar edhe investimet e domosdoshme kapitale për të përmirësuar nivelet e shërbimeve, për t’u ofruar nivelit të shërbimeve sipas standardeve Evropian.

  2. Një njoftim për shtyp do të lëshohet kur të publikohen Urdhëresat Tarifore, të cilat do të përcaktojnë tarifat e reja që do të aplikohen nga secila KRU. Detaje po ashtu do të postohen në faqen e internetit www.wwro-ks.org. Rritja e tarifave për çdo kompani do të ndryshoj varësisht nga kostot e tyre dhe efiçenca e pritshme e kompanive të cilat ndërlidhen me planet e tyre operative dhe ato të investimeve kapitale. Ky proces tariforë do të përmbyllet pas analizës dhe vlerësimit të dhënave operative dhe financiare të KRU-ve dhe konsultimeve me to dhe me akterët tjerë, duke përfshirë edhe Komisionet Këshilluese të Konsumatorëve (KKK).

  3. Në faqen e internetit të ZRRUM po ashtu mund të gjendet edhe Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2010.

 

PYETJET (KËRKESA) PËR ZRRUM NGA MEDIAT MUND TË DREJTOHEN PËRMES NUMRIT TË TEL +381 38 249 165 lokali 101