ARRU logo
1992 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Vizita në Entin Rregullator të Ujit –Shqipëri 08-10 tetor 2012


22.12.2012

Vizita në Entin Rregullator të Ujit –Shqipëri 08-10 tetor 2012


Me ftesën e Entit Rregullator të Ujit (ERRU) të Shqipërisë, Zyrtarët nga Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK), Z. Raif Preteni, Drejtor, Qamil Musa, Kryesues i Departamentit të Performancës, kanë qëndruar në Shqipëri (Tiranë) nga data 08 deri me 10.10.2012, për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga ERRU, me rastin e Publikimit të Raportit të parë të Performancës për shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipëris. Kjo vizite pune është në vazhdën e aktiviteteve të bashkëpunimit në kuadër të marrëveshjes të nënshkruar në mes të dy institucioneve tona që nga viti 2009.

Gjithashtu në këtë vizitë kanë qenë edhe tre (3) Deputet të Parlamentit të Kosovës, gjegjësisht të Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, Z. Nahit Hasani-Kryetar i Komisionit, Rasim Demiri- Nënkryetar, Z. Salih Morina- Anëtar, si dhe Koordinatori i Komisionit Z. Bajram Badivuku.

Takimi në Shqipëri, ka qenë i suksesshëm edhe për faktin se Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanëë marrë informacione të vlefshme për praktikat e rregullimit të sektorit të shërbimeve të ujit në Shqipëri.