22.12.2013
Pjesëmarrje e Drejtorit të ZRRUK në Sofje të Bullgarisë- 11-14 dhjetor 2013
Nga data 11 deri me 14 Dhjetor 2013, delegacioni i ZRRUK, Z. Raif Preteni – Drejtor i ZRRUK, Z. Hysni Feka – Analist (Departamenti i tarifave dhe Financave), si dhe Znj. Zoge Spahiu – Inspektore (Departamenti për Ligj dhe Licenca), kanë qenë për vizitë zyrtare në qytetin e Sofjes në Bullgari.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë inicimi i kontakteve dhe bashkëpunimit me Institucionet e kyçura në sektorin e ujit në Republikën e Bullgarisë, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të ndërsjella. Vizita ka mundësuar njohje të përgjithshme me sektorin e ujit në Bullgari dhe me mënyrën e rregullimit, funksionimit, monitorimit dhe kontrollimit të shërbyesve të ujit në veçanti
Janë marë informacione dhe shpjegime lidhur me llogaritjen dhe mënyrat e faturimit për rastet kur ujërat e ndotur trajtohen përmes impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, reformat në sektorin e ujit në Bullgari si dhe kyçjen e kompanive private në fushën e ofrimit të shërbimeve të ujit
Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar takime me pothuajse të gjitha institucionet e përfshira në këtë sektor, siç janë:
● Ministria e Zhvillimit Rajonal, Takimi është mbajtur me zv. Ministrin Dobromir Simidchiev
● SEWRC – Rregullatori Shtetëror për Energji dhe Ujë, Takimi është mbajtur me Udhëheqësin e sektorit të ujit pranë Rregullatorit Shtetëror për Energji dhe Ujë
● Shoqata e Ujërave të Bullgarisë, Takimi është mbajtur me presidentin e kësaj Shoqate z. Ivan Ivanov
● Vizitë në terren të Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza (ndër më të avancuarat në regjion)