ARRU logo
2001 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Vizita Zyrtare në Entin Rregullator të Ujit, në Tiranë/Shqipëri, nga data 19 - 21 Dhjetor 2013


22.12.2013

Vizita Zyrtare në Entin Rregullator të Ujit, në Tiranë/Shqipëri, nga data 19 - 21 Dhjetor 2013

 

Me kërkesë të Komisioni Parlamentarë për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Drejtori i ZRRUK z. Raif Preteni dhe z. Sami Hasani, Kryesues i DTF kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Entin Rregullatorë të Ujit (ERRU) në Shqipërisë.


Pjesëmarrës të grupit punues, të udhëhequr nga Kryetari i Komisionit në fjalë, Z. Nait Hasani, pas takimit të mbajtur në ERRU, ku janë diskutuar përvojat dhe sfidat e rregullimit publik të shërbimeve të ujit në Shqipëri, si dhe pas shkëmbimit të opinioneve, kanë vazhduar punën në finalizimin e Draftimit te Ligjit mbi Veprimtaritë e Ofruesve të Shërbimeve Publike të Ujësjellësit, Ujërave të Ndotura dhe të Furnizimit të Ujit me Shumicë, si rrjedhojë e dalë nga de-rregullimi i shërbimeve publike të mbeturinave të ngurta komunale nga ZRRUK gjatë vitit 2012.