ARRU logo
2004 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Pjesëmarrja në ceremoninë e prezantimit të Raportit të Performancës së shoqërive ujësjellës kanalizime për vitin 2013/Tiranë 29-31 tetor 2014


22.12.2014

Pjesëmarrja në ceremoninë e prezantimit të Raportit të Performancës së shoqërive ujësjellës kanalizime për vitin 2013/Tiranë 29-31 tetor 2014

 

Me ftesën e Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri (ERRU), një delegacion nga Zyra Rregullatore e Ujësjellësit dhe Kanalizimit (ZRRUK) nga Kosova, në krye me z. Raif Preteni, Drejtor i ZRRUK, z. Qamil Musa, Kryesues i Departamentit të Performancës, znj. Jasmina Osmani, Analiste e Performancës Financiare, si dhe znj. Lule Aliu, Zyrtare për M.P&A.P, kanë marrë pjesë në takimin vjetor të organizuar nga ERRU, me rastin e Publikimit të Raportit të Performancës për Shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë, për vitin 2013.

Fillimisht, Kryetari i ERRU z. Dervishi me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit, përderisa në emër të ZRRUK, të pranishmit i ka përshëndetur Drejtori, i cili fillimisht ka vënë theksin në rëndësinë e procesit të ‘Monitorimit të Performancës dhe Vlerësimit Krahasues’, për përmirësimin e shërbimeve të Ujit.

Temat kryesore e këtij takim ishin: Veprimtaria e ERRU, Metodologjia e vlerësimit të Performancës, Analiza e treguesve operativë të Performancës, Analiza e treguesve ekonomik të Performancës, si dhe ecuria e Sektorit gjatë vitit 2013, konkluzionet dhe perspektivat për të ardhmen. Në fund të takimit nga ERRU janë shpërndarë mirënjohje për shoqëritë e ujësjellës -kanalizimeve, të cilat kanë arritur performancën më të mirë në vitin 2013, si dhe për shoqëritë të cilat kanë shënuar përmirësimet më të mira në vitin 2013 krahasuar me vitin 2012.

Gjatë kohëzgjatjes së qëndrimit në Shqipëri, përfaqësuesit e ZRRUK, kanë realizuar edhe një takim me Kryetarin e ERRU, Z. Avni Dervishi, si dhe me Komisionerët. Nga të dy palët është kërkuar bashkëpunimi edhe më i thellë, si dhe është dakorduar që të realizohet një vizitë në ZRRUK, nga ana e ERRU, për tu njoftuar më për së afërmi me punën dhe angazhimet e ZRRUK.