22.12.2014
Pjesëmarrja në Konferencën dhe ekspozitën e përbashkët Ballkanike- Uji dhe Energjia
Tiranë, Shqipëri, 5 - 7 nëntor 2014
Në organizim dhe me ftesë të Shoqatës së Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë SHUKALB dhe Shoqatës së Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës SHUKOS, nga data 5 gjer me 7 Nëntor 2014, një delegacion nga ZRRUK në përbërje të: z. Kero Bardhaj-Zv. Drejtor, z. Sami Hasani-Kryesues i Departamentit të Tarifave, znj. Mejreme Cërnobregu-Kryesuese e Departamentit të Ligjit, dhe znj. Zoge Spahiu-Inspektore, kanë marr pjesë në Konferencën Regjionale dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike, në të cilën temë boshte ka qenë Uji dhe Energjia, dy nga komponentët kryesore jetik për çdo shoqëri.
Në Konferencë janë trajtuar edhe tema të tjera të përbashkëta dhe të veçanta në dy sesione paralele plenare, nga të cilat po veçojmë disa nga to, si; (i) Qeverisja, Menaxhimi dhe Zhvillimi i Shoqërive të UK, (ii) Menaxhimi Financiarë i Shoqërive të UK, (iii) Rritja e Kapaciteteve të Burimeve Njerëzore në Shoqërinë UK, (iv) Reforma e Sektorit të Ujit në një Mjedis të rij Politik, (v) Trajtimi i Ujërave të Ndotura, (vi) Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizim, (vii) Menaxhimi i Burimeve Ujore etj.
Në sesionin për Kuadrin Rregullator për Funksionimin e shoqërive të UK, pjesëmarrëse në Panelin drejtues ka qenë edhe zonja Cërnobregu, me ç’rast ka pas edhe prezantimin e saj me temën ‘Licencimi i ofruesve të shërbimit të ujit dhe të kanalizimit në Kosovë’.
Nga takimet individuale duhet theksuar takimet me përfaqësuesit e ERRU-së së Shqipërisë, projektit DANUBIS, pastaj takimet me përfaqësuesit e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve të Shqipërisë dhe Kosovës etj.
Si konkludim duhet theksuar faktin se pjesëmarrja në këtë takim dhe takime të këtilla janë të dobishme për ZRRUK, ku mund të merren përvoja të mira të eksperiencës së vendeve tjera në sektorin publik të shërbimeve të ujit, krijohet vizioni për të ardhmen e këtij sektori, vazhdohet me ruajtjen dhe kultivimin e kontakteve të krijuara me përfaqësuesit e ndryshëm të sektorit të ujit dhe krijohen pa mëdyshje edhe përvoja të tjera të mira me pjesëmarrës të rij të regjionit dhe më gjerë.