ARRU logo
2007 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Pjesëmarrja në takimin e njëmbëdhjetë të WAREG në Sofje të Bullgarisë 15-16 mars 2017


22.12.2017

Pjesëmarrja në takimin e njëmbëdhjetë të WAREG në Sofje të Bullgarisë 15-16 mars 2017

Me datë 15-16 mars 2017, WAREG (European Water Regulators – Rregullatorët Evropian të Ujit) ka mbajtur takimin e njëmbëdhjetë të asamblesë së përgjithshme në të cilën morën pjesë 43 profesionistë të çështjeve rregullative prej 21 shteteve.

Në këtë takim, në statusin e vëzhguesit, nga sekretariati i kësaj organizate është ftuar edhe ARRU.
Pjesëmarrës nga ARRU ishin: Z. Raif Preteni, Drejtor; Znj. Zoge Spahiu, Inspektore, si dhe Z. Vehbi Duraku, Analist për Asete dhe Investime Kapitale.

Delegatët e kësaj shoqate diskutuan për Planin e Punës të vitit 2017, si dhe për Task Forcën e Treguesve kyç të performancës, Task Forcën e Investimeve dhe Task Forcën e Rregullatorit, të cilët dorëzuan raport për aktivitetet e tyre respektive.
Theks të veçantë gjatë këtij takimi pati lidhur me kontaktet të cilat kryesia e WAREG i ka filluar me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, dhe kërkesat e Komisionit Evropian lidhur me të dhënat të cilat mund të sigurohet nga Rregullatorët.
ARRU si vëzhguese e WAREG gjatë këtij takimi shprehu interesimin që të bëhet anëtare e plotë e WAREG. Gjatë kësaj vizite, delegacioni nga ARRU ka arritur të organizojë takime me presidentin e WAREG, anëtarët e asamblesë, me sekretariatin e kësaj organizate, si dhe ka pranuar instruksionet dhe procedurat që duhet ndjekur për t’u bërë anëtarë e plotë e kësaj organizate.