ARRU logo
2008 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

07.06.2017, Takim i përbashkët mes ARRU dhe EWRC


22.12.2017

07.06.2017, Takim i përbashkët mes ARRU dhe EWRC

Delegacioni Sot në zyrën e ARRU më me fillim në ora 10.00, u mbajt takimi i përbashkët me përfaqësuesit e Rregullatorit për Energji dhe Ujë (EWRC) të Bullgarisë, të cilët u mirëpritën nga Drejtori, Zv. Drejtori, si dhe Udhëheqësit e Departamenteve të ARRU-së. Delegacioni i EWRC përbëhej nga tre Komisionarë: z. Dimitar Kochkov, z. Valentin Petkov (komisionarë te ujit), z. Remzi Osman, komisionarë ligjor.

Në takim u diskutuan dy çështje kryesore: Korniza ligjore në të dy Rregullatorët, si dhe reformat në sektorin e ujit në të dyja vendet.

Si pjesë e diskutimeve ishin edhe çështja e tarifave, përballueshmëria financiare e rasteve sociale, çështja e ankesave nga ana e Kompanisë dhe konsumatorëve, si dhe çështja e Treguesve kyç të performancës, mënyra dhe forma e auditimit të të dhënave etj.

Diskutimet ishin mjaft intensive, dhe të dyja palët me pozitivitet u dakorduan dhe treguan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojave të ndërsjella, dhe përkrahën propozimin e z. Remzi Osman për organizimin e një seminari të përbashkët profesional, ku do merrnin pjesë edhe akterët e tjerë nga sektori i ujit të të dyja shteteve e pse jo edhe shteteve tjera të regjionit të Ballkanit.