Workshopi i mbajtur me 4-5.10.2010, në Shqipëri
22.12.2010
Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit i cili është nënshkruar më 15 prill 2009 në mes të Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina nga Republika e Kosovës dhe Entit Rregullator për Ujë nga Republika e Shqipërisë, është paraparë që takimi i rregullt i përfaqësuesve të Palëve të mbahet së paku 1 herë në vit. Bazuar në këtë marrëveshje takimi u mbajt më datat 4 dhe 5 tetor, në Vlorë (Republika e Shqipërisë) në mes të ERRU dhe ZRRUM.
Të pranishmit patën mundësinë të njoftohen me punët, përvojat si dhe problemet e këtyre Rregullatorëve gjatë prezantimeve.
Temat që u prezantuan nga ERRU:
- Roli i Entit Rregullator të Ujit në Sektorin e furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve –Misioni Sfidat (Avni Dervishi)
- Raporti Vjetor – Struktura, Tematika dhe Vlerësime (Altin Uka)
- Aspektet Ligjore në Rregullator (Denis Sinani)
- Metodikat e reja të Licencimit, Tarifave dhe Performancës së SH.A UK (Aida Gojani)
- Modele Rregullatorësh në Evropë dhe Domosdoshmëria e Bashkëpunimit mes Rregullatorëve të Ujit (Arjan Jovani)
Temat që u Prezantuan nga ZRRUM
- Roli i Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina në Zhvillimin e Sektorit të Ujit në Kosovë (Raif Preteni)
- Performanca Vjetore e Shtatë Kompanive Rajonale të Ujit për vitin 2009 (Qamil Musa)
- Legjislacioni i Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina (Mejrem Cërnobregu)
- Rëndësia e harmonizimit të planeve të biznesit me të dhënat e proceseve rregullatorë (Sami Hasani)

