26.12.2011
Workshopi i mbajtur në Ohër, ZRRUM-ERRU, 22-23 shtator 2011
Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina, së bashku me Entin Rregullator të Ujit nga Shqipëria, më 22 dhe 23 shtator, në qytetin e Ohrit të Maqedonisë, , mbajti një takim
(i treti me radhë), duke u bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të të dy institucioneve në fjalë.
Ky takim kryesisht bazohet në shkëmbim të eksperiencës dhe aktiviteteve që kryhen në të dy entet.
Edhe këtë herë u trajtuan çështje dhe tema të rëndësishme rreth Metodologjisë së vendosjes së Tarifave, Kontabilitetit Rregullator, Raportit të Performancës (të veçantat e këtij raporti), Çështjet e Licencimit (Kushtet e licencës).
Në dallim nga takimet e mëhershme, sivjet e veçantë ishte prezenca e përfaqësuesve të të dy projekteve mbështetëse (të të dy institucioneve tona IPA & GIZ), të cilët prezantuan përmbledhjen e projektit, si dhe të arriturat e deri tanishme.
Prezantimet sipas temave nga ZRRUM:
- Plani i Monitormit Vjetor dhe Korniza e Re e Monitorimit të Performances për KRU (Q.M)
- Kushtet për dhënien e Licencës (M.C)
- Kontabiliteti Rregullator, Specifikat e tij në krahasim me Kontabilitetin Tradicional dhe aplikimi i tij në Sektorin e Shërbimeve të Ujit (S.H)
- Përmbledhje e Projektit Mbështetës të ZRRUM (G.C)