26.12.2012
Workshopi i datës 09-11.05.2012
Workshop i përbashkët midis dy institucioneve analoge ERRU dhe ZRRUM për shkëmbimin e eksperiencës
Për të tretin vit në qytetin e Sarandës në datat 09 – 11 Maj u zhvillua workshopi i përbashkët midis dy institucioneve analoge ERRU dhe ZRRUM me qëllimin kryesor shkëmbimin e eksperiencës midis dy rregullatorëve në sektorin e Ujit.
Çështjet kryesore të trajtuara gjatë këtij workshopi ishin në lidhje me standardet minimale të shërbimit, ndërprerjen ose jo të furnizimit me ujë dhe cilat janë praktikat e secilit institucion, ankesat e konsumatorëve, kushtet e licencimit, procesi tarifor për ujin dhe kanalizimet, planet e biznesit të shoqërive ujësjellës kanalizime apo vlerësimi i aseteve të një shoqërie UK.