26.12.2013
Publikimi i Raportit Vjetor të Performancës së Kompanive të Ujit në Kosovë, për vitin 2012
Në këtë takim pune, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga KRU-të, Kuvendi, MZHE, MMPH, ERRU, SHUKOS, IKSHPK, TFU dhe donatorët tjerë si ZNKE, SCO, KfW, KIWER, IRD, dhe që u organizua nga Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim, të pranishmit patën mundësinë të njoftohen me Performancën e KRU-ve dhe sektorit në përgjithësi, për vitin 2012:
Temat e prezantuara:
• Prezantimi i Performancës së Sektorit, Qamil Musa
• Prezantimi i Performancës Operative & shërbimeve me konsumatorë të KRU, Albana Abazi
• Prezantimi i Performancës Financiare të KRU, Jasmina Osmani
• Prezantimi i rezultateve nga Performanca e përgjithshme e KRU, Qamil Musa
ZRRUK, ndau çmime për:
• KRU ‘Hidrodrini’ sh.a. Pejë, si Kompania me Performancën më të mirë në vitin 2012, si dhe për
• KRU ‘Prishtina’ sh.a. Prishtinë, si Kompania e cila ka pasur përmirësimet më të mëdha në vitin 2012, në raport me vitin 2011.