26.12.2013
Punëtoria e datës 25 shtator 2013:
“PËRVOJAT E KALUARA TË PROCESEVE TARIFORE 2009-2012 DHE POLITIKAT TARIFORE 2015-2017”
Duke u bazuar në Planin e punës së DFTRR, përmes të cilit është përcaktuar monitorimi caqeve të përcaktuara në procesin tarifor 2012-2014, për vitin 2012 dhe gjashtë mujorin e parë të vitit 2013, si dhe para-përgatitjen për procesin e ri tarifor 2015-2015, ZRRUK organizoi punëtorinë për t’u informuar në mënyrë të ndërsjellë për përvojat e gjertanishme të rregullimit ekonomik të sektorit të ujit në Kosovë.
Kjo punëtori u mbajt në lokalet e KRU “Prishtina” sh.a – Prishtinë, si dhe kanë marrë pjesë të gjithë palët e interesit në sektorin e ujit në Kosovë, duke përfshirë:Përfaqësuesit e KRU-ve, NJPMNP, Komuniteti i Donatorëve, SHUKOS, si dhe KKK.
Sipas agjendës së punëtorisë është përcaktuar që fillimisht përfaqësuesit e ZRRUK të tregojnë gjendjen e sektorit të ujit në Kosovë duke i marrë për bazë të dhënat e aprovuara me ato të realizuara, më pastaj janë paraparë edhe sesionet ku do të japin përshtypjet e tyre përfaqësuesit e KRU-ve, NJPMNP, Donatorëve dhe të KKK-ve.
Temat e prezantuara:
- Analiza e të dhënave të aprovuara dhe të realizuara për vitet 2009-2012
- Të dhënat e projekteve të investimeve kapitale 2009-2014