26.12.2016
Publikimi i raportit vjetor të performancës për vitin 2015, për Kompanitë e Ujit në Kosovë
Sot në Prishtinë, në një takim ceremonial, Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit (ARRU), publikisht prezantoi rezultatet e vlerësimit të performancës së 7 Kompanive Rajonale të Ujësjellësve (KRU).
Në këtë takim përjashtim përfaqësuesve të KRU, morën pjesë dhe Ministri I MMPH me Zv. Misnitrin, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës KNMU, Kuvendi I Kosovës, SHUKOS, IKSHPK, donatorë nga SCO, CDI, përfaqësues të ERRU nga Shqipëria etj.
Prezantimet:
Performanca individuale e KRU për vitin 2015 - Jasmina Osmani
Performanca e sektorit të Shërbimeve të Ujit në Kosovë - Qamil Musa
Me këtë rast çmimi për: Performanca më e mirë gjatë vitit 2015, si dhe përmirësimet më të mëdha të performancës në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014, iu ndanë KRU ‘Radoniqi’ Sh.A. Gjakovë.