10.07.2018
Sot në zyret e Agjensionit Rregullator të Energjisë të Malit të Zi (RAE), në Podgoricë, së bashku me përfaqësuesit e Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) është mbajtur takimi, dhe qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes dy Rregullatorëve.
Takimi u hap nga z. Branislav Perevic, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të RAE, i cili u uroi mirëseardhje delegacionit dhe shprehu kënaqësinë për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në mes dy rregullatorëve, me shpresë që të dy palët do të përfitojmë nga kjo marrëveshje.
Gjatë takimit u diskutua rreth sektorit të ujit në përgjithësi në të dy shtetet, funksionalizimi i ARRU dhe RAE,struktura organizative, rreth përcaktimit të tarifave, rreth mënyrës dhe formës së licencimit, inspektimit, performancës etj.