15.01.2019
Sot Drejtori i ARRU z. Raif Preteni dhe stafi i Departamentit te Tarifave mirëpritën delegacionin francez në përbërje te Bruno Rakjedian / Kryesues i Njësisë nga Sekretariati Gjeneral, Florence Dobelle / Kryesuese e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Fabien Mainguy/ Lider i Ekipës për Ujë dhe Kanalizime nga Agjencioni Francez për Zhvillim, Joseph Giustiniani/Atashe për Bashkëpunim nga Ambasada Franceze në Republikën e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë, Z. Preteni i njoftoi mbi historikun dhe zhvillimet e sektorit të ujit dhe ujërave të zeza në Kosovë, strukturën institucionale, kornizën ligjore dhe rolin e ARRU-së në sektor, si dhe kush janë ofruesit e shërbimeve në Kosovë dhe zona e tyre e shërbimit.
Temat kyçe mbi të cilat u diskutua ishin politikat tarifore, udhëzimet e kontabilitetit tarifor, metodologjia e caktimit të tarifave si dhe rreth gjendjes aktuale mbi trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë.
Pos tjerash ARRU i njoftoi me procesin tarifor 2018-2020, si dhe përvojën nga KRU “Hidroregjioni-Jugor” me rastin e aplikimit të tarifave dhe ndikimi i ITUZ në lartësinë e tarifave.
U sqaruan komponentët e tarifave si dhe çka përmban një faturë mujore për konsumatorët shtëpiak e jo-shtëpiak. U diskutuan edhe specifika të tjera që ndërlidhen me projektin e trajtimit të ujërave të zeza të KRU “Prishtina”.
Në fund të takimit Z. Preteni i siguroi se ARRU gjithmonë do te jene te gatshëm per çfarëdo bashkëpunimi qe do e qoje sektorin e ujite drejt një zhvillimi me te qëndrueshëm.