08.07.2019
Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, në bazë të kompetencave të dhëna me nenin 4 paragrafi 3.6 të Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit dhe nenit 6 paragrafi 3, Ligjit nr. 06/L- 088 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, me dt. 08.07.2019,vë në diskutim publik:
Rregulloren Nr. 10/2019 për Zgjidhjen e Ankesave të Konsumatorëve
Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në debatin publik i cili do të mbahet të hënën më dt. 22.07.2019 në sallën e mbledhjeve me nr. 1, të Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, duke filluar nga ora 10:00.
Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet do të shqyrtohen nga departamentet përkatëse.
Njëkohësisht të gjithë qytetarët, konsumatorët dhe të interesuarit tjerë në afatin prej 14 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i bëjnë përmes ueb faqes së Autoriteti http://www.arru-rks.org ose drejtpërdrejtë në Zyrat nr. 13 dhe 18 të Departamentit për Çështje Ligjore dhe Licencim të Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, ku edhe mund të merret rregullorja e lartpërmendur.