ARRU logo
2468 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Publikimi i raportit te hulumtimit të opinionit të konsumatorëve për shërbimet e ujit në Kosovë


13.09.2019

Autoriteti Rregullatorë për Shërbimet e Ujit, me ane te prezantimit, publikoi raportin e Hulumtimit të Opinionit të Konsumatorëve për Shërbimet e Ujit në  Kosovë.

Projektin e këtij hulumtimi e ka financuar Autoriteti Rregullatorë për Shërbimet e Ujit, ndërsa është realizuar nga Instituti Kosovar për Menaxhim (KMI).

Në këtë hulumtim janë realizuar 1200 intervista në 30 qytete dhe 26 fshatra të Kosovës në zonat e shërbimeve ku ofrojnë shërbime  shtatë (7) Kompanitë Rajonal të Ujësjellësit në Kosovë .

Ky hulumtim u ndërmor për të analizuar për së afërmi kënaqshmërinë e konsumatorëve për shërbimet që i marrin nga Kompanitë Rajonale të Ujit, si dhe qëllimi kryesor ka qenë të identifikojmë problemet në mënyrë që ne si Autoritet përgjegjës ti marrim të gjitha masa e nevojshme që do të çojnë në përmirësimin e këtyre shërbimeve për të gjithë konsumatorët e ujit në Kosovë.

Prandaj, ky hulumtim ka për qëllim edhe përmirësimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit rreth ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe të sigurta në baza jo-diskriminuese për të gjithë konsumatorët e ujit në Kosovë, gjithmonë duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.

Hulumtimi i opinionit të konsumatorëve është një studim bazuar totalisht në perceptimin e konsumatorëve të shërbimeve të ujit. Referuar perceptimit te konsumatorëve, përfituesit e këtyre shërbimeve e vlerësojnë cilësinë e shërbimit bazuar në cilësinë e ujit, çmimet e arsyeshme, qasjen në këto shërbime, si dhe cilësinë e përgjithshme të shërbimeve të ujit. Krahasuar me rezultatet e të njëjtit hulumtim ne vitin 2016, në përgjithësi mund të konkludohet se cilësia e shërbimeve të ofruara nga KRU-të është rritur, si dhe perceptimi i konsumatorëve për Autoriteti Rregullatorë për Shërbimet e Ujit dhe ofruesit e shërbimeve të ujit ka ndryshuar pozitivisht.  

Gjithashtu rezultatet e këtij hulumtimi ne do ti shfrytëzojmë për objektivat strategjike me qëllim të përmirësimit të standardeve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, ku do të analizohet cilësia e shërbimeve, përkatësisht pritshmëria dhe kënaqshmëria e konsumatorëve përkundrejt shërbimeve të pranuara nga ofruesit e shërbimeve të ujit.

Për të dhënat shtesë mbi raportin (por edhe tjera) mund ti gjeni në ueb faqen tonë: www.arru-rks.org