ARRU logo
2512 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

AUTORITETI RREGULLATOR PËR SHËRBIMET E UJIT DISKUTON ME PËRFAQËSUESIT E KOMPANIVE RAJONALE TË UJËSJELLËSIT (KRU-VE) PËR PROJEKT RREGULLOREN PËR KARTËN E KONSUMATORIT DHE RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE JURIDIKE NË MES KONSUMATORIT DHE OFRUESIT TË SHËRBIMEVE TË UJIT NË KOSOVË


21.01.2021

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) institucion ky që ndër të tjera është i autorizuar për hartimin dhe miratimin e rregulloreve, standardeve dhe vendimeve rregullatore, sot më 21 janar 2021, mbajti diskutim publik me përfaqësuesit e KRU-ve, lidhur me projekt rregulloren për Kartën e Konsumatorit dhe  Rregullimin e Marrëdhënieve Juridike në mes të Konsumatorit dhe Ofruesit të Shërbimeve të Ujit në  Kosovë.

Përfaqësuesit e ARRU, së bashku me të KRU-ve i diskutuan të gjitha komentet dhe propozimet e dala nga ofruesit e shërbimeve, prej të cilave ato të arsyeshmet u inkorporuan ne këtë rregullore.

Ne fund te diskutimit ARRU falënderoi të gjithë̈ zyrtarët e KRU-ve për pjesëmarrje dhe për kontributin e çmueshëm në hartimin e kësaj rregullore.

ARRU ka për qëllim krijimin e një̈ kornize ligjore të avancuar dhe të qëndrueshme, avancimin dhe rritjen e efektivitetit të punës së ofruesve të shërbimit të ujit, si dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorit.