ARRU logo
2590 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Seminarin rajonal mbi “Sunshine regulation”, Prishtinë


07.06.2023

Shoqata Evropiane e Rregullatorëve te Ujit (WAREG), në kuadër të projektit të “TAIEX”, ka mbajtur seminarin e parë rajonal, në te cilin morën pjesë autoritetet rregullatore nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe në rolin e vëzhguesit, rregullatorët nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Në këtë seminar, ekspertë të autoriteteve rregullatore të Portugalisë, Italisë dhe Hungarisë, mbajtën prezantime, duke trajtuar aspekte të ndryshme të përdorimit dhe vlefshmërisë së Treguesve Kryesore të Performancës, si dhe prezantimin e ‘Sunshine regulation”.