21.02.2024
Drejtoresha e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit znj. Hajrije Morina dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Qerim Qerimi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, për të zhvilluar kapacitetet institucionale dhe për të ofruar më shumë mundësi për studentët.
Ky memorandum bashkëpunimi synon të mundësojë shkëmbimin e përvojave profesionale, trajnimeve dhe angazhimin e studentëve në projektet e ARRU-së, duke përafruar fushat e inxhinierisë, ekonomisë, drejtësisë dhe programe të tjera akademike.
Me këtë marrëveshje, palët shprehin vullnetin e tyre për të përgatitur dhe avancuar profesionistët e ardhshëm për tregun e punës në Kosovë, me ç’rast të dyja palët theksuan se ky bashkëpunim do të sjellë përparim në fushën e arsimit dhe shërbimeve publike në Kosovë.