ARRU logo
2625 - Lajmi_ | Autoriteti rregullator per sherbimet e ujit

Publikimet

Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Programin Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore te Kosovës


29.07.2024

Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit (ARRU) dhe Programi për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore në Kosovë (IWRM-K) patën kënaqësinë të njoftojnë nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi (MM). Fillimi i këtij partneriteti të rëndësishëm do të kontribuoj ne përmirësimin e menaxhimit të resurseve ujore në Kosovë, ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues në mes të MMPHI dhe ARRU dhe praktikave të përmirësuara rregullatore.

 

Objektivat kryesore të MM-së janë: (i) zhvillimi dhe funksionalizimi i 'Sistemit të Integruar për Monitorimin e Shërbimeve të Ujit', i cili do të integrohet më tej në Sistemin Informativ Ujor të organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI); (ii) fasilitimi i dialogut në mes të MMPHI dhe ARRU gjatë zbatimit të reformës së financimit të resurseve ujore; (iii) nxitja e bashkëpunimit në mes të MMPHI dhe ARRU në përgjegjësitë e përbashkëta lidhur me menaxhimin efikas të resurseve ujore.

 

Fillimi i këtij partneriteti është një hap i rëndësishëm drejt një menaxhimi më të mirë dhe të qëndrueshëm të resurseve ujore në Kosovë dhe drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të sektorit të ujit në përgjithësi.

 

Programi IWRM-K, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Kosovës, zbatohet nga Skat Consulting Ltd. në konsorcium me Agjencinë e Mjedisit të Austrisë (EAA).